Qindra emigrantë kanë hipur mbi tren për të udhëtuar drejt SHBA.
Veprimi i rrezikshëm për të hipur në trenin “La bestia” nuk pengoi emigrantët që të hipnin dhe të rrezikonin jetën.
1,300 persona mundën të arrinin në destinacionin e tyre, por më vonë shumica prej tyre u kthye.
Burra, gra dhe fëmijë nga vende të ndryshme u futën në trenin e ngadaltë dhe udhëtuan nga qyteti i Arriagës në shtetin jugor të Chiapas, raportoi media meksikane. Autoritetet e emigracionit thanë se së paku 395 njerëz kishin hipur në tren./ Opinion.al E.Xh