E diela e fundit e vitit ka regjistruar fluks lëvizje në doganën e Kakavijës.
Përgjatë 24-orëve të fundit, nëpërmjet kësaj dogane kanë udhëtuar nga Greqia për në vendin tonë 6271 persona dhe 2001 automjete, pjesa më e madhe e të cilëve janë emigrantë që rikthehen në ditët e fundit për të festuar pranë të afërmve të tyre.
Gjatë periudhës së festave nëpërmjet doganës së Kakavijes kanë lëvizur në kufirin me Greqinë rreth 90 mijë persona./tvklan