Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria në Britani, ambasadori Abbott: Numri i tyre është ulur me 95%

2024/12/24 at 11:25 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria në Britani, ambasadori Abbott: Numri i tyre është ulur me 95%

Në emisionin “Opinion”, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Nicholas Abbott është pyetur edhe për çështjet më me rëndësi në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve.


Abbott theksoi bashkëpunimin e mirë që kanë dy vendet në arenën ndërkombëtare, duke theksuar punën e bërë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

Gjithashtu, ai u pyet për një nga çështjet me të “nxehta” që ka pasur Shqipëria dhe Britania, si ishte ajo e emigrantëve të paligjshëm.

Për ambasadorin britanik, tashmë gjithçka është nën kontroll dhe se numri i  emigrantëve të paligjshëm që vinin nga Shqipëria është ulur me 95% në krahasim me dy vite më parë.

Sipas tij, ky është një rezultat i ardhur nga bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve. Gjatë intervistës, u sollën në vëmendje edhe protestat e Shqiptarëve në Londër, në kohën kur sekretarja e Brendshme britanike i cilësoi shqiptarët një faktor të rëndësishëm në krimin e organizuar.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Po, pa diskutim. Ambasador, cila është dosja kryesore, ose temat kryesore te cilat parashikohen të mbulohet nga ambasadori britanik në Shqipëri?

Abbott: Mendoj se gjëja më e rëndësishme është partneriteti jonë. Mendoj se tanimë jemi mjaft të besuar me njeri tjetrin dhe punojmë ngushtë me njeri tjetrin në një serë çështjesh.

Fevziu: Për shembull…

Abbott: Gjatë viteve të fundit kemi parë se si është rritur roli i Shqipërisë në sferën ndërkombëtare. Kemi punuar ngushtësisht te Këshilli i Sigurimit të OKB-së, kemi punuar ngushtë edhe te Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Gjenevë. Sigurisht që ka edhe një serë çështjesh dypalëshe që në periudha kohore të ndryshme kanë dominuar axhendën. Puna për adresimin e emigracionit të parregullt, dhe çështje të tjera të lidhura me sigurinë. Këto janë shumë të rëndësishme për të dyja shtetet.

Fevziu: Mendoj se janë dy çështje me rëndësi shumë të madhe për marrëdhëniet tona përveç marrëdhënieve normale të përditshme: emigrimi dhe krimi i organizuar. Si është situata me emigrimin tani?

Abbott: Ajo që kemi parë…

Fevziu: Ka qenë një temë që ka dominuar mediat. Gomonet me shqiptarët të cilët kalojnë nga Franca në Britaninë e Madhe.

Abbott: Patjetër që ka qenë lajm që bërë bujë. Gjatë dy viteve të fundit kemi parë një rënie të vërtetë të shqiptarëve të cilët shkojnë në Britaninë e Madhe me gomone. Është një rënie prej rreth 95% në krahasim me dy vite më parë.

Fevziu: Ulje me 95%?

Abbott: Po.

Fevziu: Po çfarë ndodhi?

Abbott: Mendoj se përgjigja është puna e madhe e bërë. Puna e madhe e bërë midis dy qeverive, puna e madhe midis agjencive tona të ndryshme të përfshira në këtë çështje dhe kjo ka sjellë një ndryshim të vërtetë praktikë.

Fevziu: Po ashtu unë mendoj se ne kemi një komunitet të madh shqiptarësh në Londër, sidomos në Londër por edhe në vende të tjera të Mbretërisë së Madhe. Çfarë roli ka patur komuniteti shqiptar aty?

Abbott: Mendoj se duhet të kini parasysh se personat e përfshirë me emigracionin e parregullt në Mbretërinë e Bashkuar janë pakicë. Shumica e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë jetë normale.

Fevziu: Po.

Abbott: Punojnë në sektorin privat, në sektorin publik… Kanë një jetë si e jotja dhe e imja dhe japin kontributin e tyre në ekonomi dhe në shoqëri. Këtë e di edhe miqtë që kam në Mbretërinë e Bashkuar, miqtë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Njerëzit janë…

Fevziu: A janë të mirëintegruar personat nga komuniteti shqiptar? Nuk flas vetëm për shqiptarët e Shqipërisë por edhe shqiptarët e Kosovës…

Abbott: Janë shumë të integruar. Mund të vë në dukje individë të ndryshëm të cilët punojnë në fushën e mjekësisë, apo atë bankar, apo atë të artëve. Të gjithë këto bëjnë pjesë në atë për të cilën bën fjalë Mbretëria e Bashkuar. Pra, janë duke dhënë kontribut shumë pozitiv. Thënë kjo, ka edhe shqiptar të cilët janë të përfshirë në aktivitet të paligjshëm.

Fevziu: Aktivitete të paligjshme dhe kjo mendoj unë se është problemi më i madh. Organizatat shqiptare të krimit të organizuar mendoj se janë shumë të mirëorganizuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka shuma të mëdha parash të gjeneruara nga këto aktivitetet e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar të cilat investohen në Shqipëri. Po bëni ndonjë gjë me qeverinë në këtë drejtim?

Abbott: Po. Sigurisht që jemi duke bërë. Kjo sigurisht që është e lidhur me punën e përditshme të një sërë punonjësish në ambasadën tonë këtu dhe një serë personash në Mbretërinë e Bashkuar. Jemi duke i kushtuar vëmendje Shqipërisë. Siç e dini kemi nënshkruar, gjatë qeverisë së kaluar, një marrëveshje bashkëpunimi vitin e kaluar dhe kjo ka krijuar një partneritet i cili është i vërtetë dhe operacional. Punojmë së bashku për tu siguruar se siguria në Mbretërinë e Bashkuar dhe siguria në Shqipëri të përmirësohet. Kjo përfshin një mori çështjesh. Nuk dua që publiku të mendoj se ka të bëj vetëm me ndjekjen e kriminelëve.

Fevziu: Jeni i kënaqur me bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në këtë drejtim?

Abbott: Lejomëni që të jem i sinqert…

Fevziu: Duhet të jeni i sinqert…

Abbott: Bashkëpunimi është shumë herë më mirë nga ç’mendoja se do të ishte. Jemi shumë më pranë. Javën e kaluar patëm takimin tonë të parë mbi dialogun me qeverinë shqiptare për çështje të krimit të organizuar. Aty u zhvilluam diskutime të sinqerta midis dy palëve. Si diplomat më ndodh të shkoj nëpër takime dhe të kem ndjesinë sikur njerëzit janë të detyruar të thonë disa gjëra të caktuara, por ky nuk ishte rasti te takimi i javës së kaluar. Ky ishte një diskutim i hapur dhe i drejtpërdrejt lidhur me punën që bëjmë me njeri tjetrin, dhe cilat janë objektivat tona të përbashkëta.

Fevziu: Përpara pak vitesh, le të themi para 2 vitesh, kishte disa ndjesi anti-shqiptare brenda shoqërisë britanike. Besoj e mbani mend protestën e shqiptarëve në zemër të Londrës…

Abbott: E mbaj mend…

Fevziu: Duke thënë se ne jemi pjesë e këtij shteti, ne e kemi ndihmuar këtë vend dhe kemi ndihmuar edhe vendin tonë po ashtu. Pse kanë qenë këto ndjesi?

Abbott: Mendoj se ka qenë një periudhë shumë e vështirë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të rritjes së madhe në emigrantëve të parregullt që vinin në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Fevziu: Dhe media u fokusua në këtë çështje…

Abbott: Dhe njerëzit ishin të pasigurt se si të sillen kundrejt kësaj çështjeje. Tanimë ne kemi një qeveri të re e cila dëshiron që ti adresojë këto çështje në mënyrë afatgjatë dhe po shqyrton për zgjidhje novatore dhe krijuese  për të zgjidhur çështjen.

Fevziu: Por ambasador, mendoj që shumë njerëz duke ndjekur lajmet dhe duke dëgjuar nëpër lajme se Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për punëtorë, shoferë, njerëz që do të bëjnë punët e përditshme sepse kanë nevojë për njerëz të tillë, thonë pse të mos i bëjmë ne këto punë, për shembull?

Abbott: Përgjigja është se ka mënyra të ligjshme për ta bërë këtë gjë.

Fevziu: Por a është e lehtë?

Abbott: Jo. Asnjëherë nuk ka për të qenë e lehtë. Nuk jetojmë në një botë ku gjëra të tilla janë të lehta…

Fevziu: Por është e mundur.

Abbott: Por është e mundur. Pa diskutim.

Fevziu: Cila është rruga që mund të ndjekin për ta bërë këtë gjë?

Abbott: Sigurisht që të duhet të aplikosh për një vizë të rregullt pune për në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të dëshmosh se e ke një mundësi aty, dhe më pas duhet të kalosh një proces të caktuar. Jam përfshirë edhe në Kosovë në mundësi të tilla. Pra është e mundur që ta bësh, por nuk jam duke thënë se është e lehtë. Por është e mundur që ta bësh.

Fevziu: Këto janë pamje nga protesta e zhvilluar para parlamentit britanik. Shikojmë se ka shumë shqiptarë.

Abbott: Shumë flamuj kuq e zi.

Fevziu: Patjetër.

Abbott: Po ashtu dua të them se ka pasur një ndryshim të perceptimit.

Fevziu: Në vitin e fundit po. Në dy vitet e fundit.

Abbott: Mendoj se të dyja palët kanë bërë përpjekje për ti ndryshuar këto perceptimet dhe këtë mund ta shikojmë nga numri i lartë i turistëve britanik që vizitojnë Shqipërinë.



Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Britania do të ngrejë kampe emigrantësh në Shqipëri? Flet ambasadori

Britania do të ngrejë kampe emigrantësh në Shqipëri? Flet ambasadori

Pse u shpall Sali Berisha “non grata” nga Britania? Ambasadori Abbott: Nuk është proces që politizohet

Pse u shpall Sali Berisha “non grata” nga Britania? Ambasadori Abbott: Nuk është proces që politizohet

Investimet britanike në Shqipëri, ambasadori: Projekt shumë i madh është hekurudha Durrës-Prishtinë

Investimet britanike në Shqipëri, ambasadori: Projekt shumë i madh është hekurudha Durrës-Prishtinë
















TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com