Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti ka thënë se askush nuk e ka lajmëruar për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë. Hoti ka deklaruar se këtë informacion e ka marrë nga mediat.
“Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.
Duket se emërimi i Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Pragë, ka ngjallur shumë debate jo vetëm në rradhët e qeverisë, por dhe regime të shoqërisë civile.
Nga ana tjetër vetë Flakron Shala nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se ky emërim është komfort ligjit në fuqi.
“Prindi im, Haxhi Shala, si një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ka as më shumë e as më pak autoritet ligjor e politik se deputetët tjerë- pra deputeti nuk ka kompetencë të emëroj apo shkarkoj zyrtarët e MPJ-së dhe as Konsujt e Përgjithshëm”, ka shkruar Shala.