Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emërimet në drejtësi, ku u përçanë PD-PS dhe pse ambasadorët mbajnë anë

2016/06/09 at 10:56 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A

Në reformën e propozuar, institucionet, ndoshta, më të rëndësishme të të gjithë sistemit të drejtësisë do të jenë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), të cilët do zëvendësojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë (aktualin).


Të dy institucionet do të kenë të njejtat kompetenca, respektivisht për sistemin e gjyqësorit dhe të prokurorisë. (Në këtë shpjegimin, për thjeshtësi do t’i referohemi vetëm KLGJ-së, por i njejti shpjegim vlen edhe për KLP-në, pasi ato janë konceptuar në mënyrë identike)

KLGJ do të administrojë dhe kontrollojë funksionimin dhe karrierën në sistemin gjyqësor. Ndër të tjera, KLGJ:

-do të emërojë të gjithë gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit të gjithë vendit;
-do të propozojë anëtarët e Gjykatës së Lartë tek Presidenti, i cili mund të refuzojë emërimin vetëm në shumë pak raste të veçanta, por edhe atëhere KLGJ mund të ripropozojë të njejtën kadidaturë dhe Presidenti është i detyruar ta emërojë.
-KLGJ do të ketë 11 anëtarë, nga të cilët 6 do jenë gjyqtarë dhe do të zgjidhen me votimin e gjithë gjyqtarëve të vendit, ndërsa 5 anëtarë do të jenë jo-gjyqtarë dhe do të zgjidhen nga Kuvendi.

Mosmarrëveshja kryesore dhe e vetmja ende e pazgjidhur mes shumicës dhe opozitës lidhet, pikërisht, me mënyrën e zgjedhjes nga Kuvendi të 5 anëtarëve jo-gjyqtarë të KLGJ-së.

Mosmarrëveshja

Propozimi, në të tre draftet e deritanishme të reformës, ka qenë që 5 anëtarët jogjyqtarë të KLGJ-së të zgjidhen nga Kuvendi me 3/5 e votave, pra me miratimin e të paktën 84 deputetëve.

Opozita e kundërshtoi këtë shumicë, pasi koalicioni aktual qeveritar i ka kaq deputetë, që do të thotë ai mund të zgjedhë në mënyrë të njëanshme të gjithë anëtarët e KLGJ-së.

Kundërpropozimi i opozitës, fillimisht, ishte që shumica miratuese të rritej në 2/3, pra në 94 vota, duke garantuar, praktisht, që anëtarët do të mund të zgjidhen vetëm me konsensus shumicë-opozitë.

Por shumica nuk e pranoi këtë propozim (dhe nuk e ndryshoi qëndrimin e saj deri para një jave).

Dy rekomandimet, i shumicës dhe opozitës, ju çuan për mendim Komisionit të Venecias. Komisioni pranoi që anëtarët e KLGJ-së duhet të zgjidhen me shumicë të kualifikuar (pra, më të madhe se shumica e thjeshtë 50 për qind plus një) dhe se nuk duhet të zgjidhen vetëm nga shumica.

Komisioni edhe pse pranoi se varianti i opozitës me 2/3 mund të jetë një variant i mundshëm, u shpreh se mund të ketë variante të tjera të përshtatshme.

Komisioni i Venecias bëri një vërejtje shumë më të rëndësishme se cila duhet të jetë përqindja e votave të nevojshme. Komisioni theksoi se çfarëdo shumice e kualifikuar që të zgjidhet, përfshi 3/5 apo 2/3), mund të ndodhë që ajo të mos arrihet dhe procesi i zgjedhjes të bllokohet. Për këtë arsye, Komisioni sugjeroi që duhet të parashikohet një mekanizëm zhbllokues për rastet kur Kuvendi nuk arrin shumicën e nevojshme.

Mekanizmi zhbllokues

Për të shmangur këtë bllokim të mundshëm, ekspertët e huaj propozuan procedurën e mëposhtme, e cila ruan shumicën 3/5:

5 anëtarët jogjyqtarë të KLGJ-së zgjidhen sipas këtij përfaqësimi: një anëtar nga rradhët e avokatëve, një anëtar nga rradhët e noterevë, një anëtar nga rradhët e pedagogëve të drejtësisë, një anëtar nga rradhët e pedagogëve jo-gjyqtarë të Shkollës së Magjistraturës dhe një anëtar nga shoqëria civile.

Për çdo vend anëtari, grupimet e mësipërme i çojnë tre propozime Këshillit të Lartë të Emërimeve. (KLE është një tjetër mekanizëm i propozuar nga reforma, i cili ka kompetencë kryesore propozimin e kandidaturave për emërime në sistemin e drejtësisë.

Këshilli i Emërimeve përbëhet nga 9 anëtarë, secili shërben vetëm për një vit, të cilët zgjidhen çdo vit me short mes gjyqtarëve dhe prokurorve të të gjitha shkallëve).
Pasi merr propozimet, KLE verifikon përputhshmërinë e kandidaturave më kriteret dhe bën vlerësimin e tyre duke i renditur (nuk përcaktohet se mbi çfarë kriteresh bëhet renditja).

Propozimet e renditura (tre për çdo anëtar) i dërgohen Kuvendit, i cili i miraton në votime të veçanta brenda secilit grup, pra një votim bëhet për të zgjedhur anëtarin përfaqësues të avokatëve nga tre kandidaturat e propozuara nga shoqata e avokatëve dhe kështu nga një votim i veçantë për zgjedhjen e katër anëtarëve të tjerë.

Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një anëtar atëherë procedura përsëritet bazuar mbi propozime të reja me të njëjtën procedurë.

Në rast se as këtë herë nuk arrihet shumica e 3/5 atëhere kandidati i renditur më lart në renditjen e KLE-së konsiderohet i emëruar.

Kjo procedurë, praktikisht, e zhvendos zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së nga Kuvendi tek KLE.

Mosdakordësia e re dhe propozimet e fundit

Partia Demokratike e kundërshtoi propozimin e mësipërm. Në këndvështrimin e saj, lënia e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së në dorë të KLE-së do të thotë, praktikisht, t’i lesh në dorë të qeverisë: edhe sikur KLE, vetë, të jetë e pandikuar dhe objektive, në fund të fundit, ajo do të rendisë propozimet që do t’i vinë nga shoqata e avokatëve, shoqata e noterëve, pedagogët e drejtësisë të universiteteve të akredituara, Shkolla e Magjistraturës dhe shoqëria civile. PD mendon, jo pa arsye, se të gjitha këto shoqata apo institucione janë të ndikueshme apo kontrollueshme nga qeveria, e cila mund të ndikojë kështu kandidaturat dhe, për rrjedhojë, emërimet e anëtarëve të KLGJ-së.

Sipas pretendimeve të PD-së, për të zgjidhur situatën, grupi i ekspertëve të OPDAT-it (misioni i asistencës amerikane në fushën e drejtësisë) i propozi PD-së disa variante të tjera për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së. Ajo që është e sigurtë është se PD zgjodhi (apo propozi vetë) një prej këtyre propozimeve, të ashtuquajturën formulë të “vendeve të rezervuara”, sipas së cilës 5 anëtarët jogjyqtarë të KLD-së zgjidhen si më poshtë:

dy anëtarë të zgjidhen nga shumica, dy nga pakica dhe një me votim 3/5 nga Kuvendi me propozim të shoqërisë civile.

Një linjë e tillë (pa hyrë në detaje) ishte sugjeruar më herët edhe nga Komisioni i Venecias si një zgjidhje e mundshme.

Ky propozim i OPDAT-it i pranuar nga PD (apo direkt i PD-së) nuk u pranua nga PS.

Në një zhvillim të papritur, Kryeministri Rama, pasi kishte ftuar në takim Kryetarin e PD-së Lulzim Basha, deklaroi publikisht se pranonte kërkesën e PD-së për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së më votimin e 2/3 të Kuvendit.

Qëndrimi i ri i Kryeminstrit tingëlloi qartazi në publik si një lëshim i rëndësishëm, aq më tepër që të gjithë mbanin mend që opozita e kishte kërkuar këtë gjë muaj më parë. Ajo që Kryeministri nuk përmendi dhe që publiku nuk dinte, është se kjo kërkesë e PD-së tashmë ishte kapërxyer, pasi PD-ja kishte pranuar (apo propozuar) një mekanizëm krejt tjetër, të “vendeve të rezervuara”.

Nga ana tjetër, edhe pse në dukje “lëshimi” i Kryeministrit Rama u kuptua në publik se ai i dha opozitës të drejtën e vetos për zgjidhjen e anëtarëve të KLGJ-së, praktikisht nëse PD do të ushtrojë këtë veto, zgjedhja e anëtarëve të KLGJ-së nuk bëhet më nga Kuvendi, pra me konsensusin pozitë-opozitë, por nga Këshilli i Lartë i Emërimeve, vendimi i të cilit ka shumë gjasa të ndikohet, indirekt, nga qeveria, sikurse u shpjegua më sipër.

Takimi Rama-Basha

Në takimin e të hënës palët shkuan pikërisht me dy propozimet e kundërta të përshkruara më sipër:

PS me propozimin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së me 2/3 e Kuvendit dhe në rast të mos arritjes së shumicës, zgjedhjes nga Këshilli i Lartë i Emërimeve (me vlerësim profesional);

PD me propozimin që anëtarët të zgjidhen dy nga shumica, dy nga pakica dhe një me votim 3/5 të Kuvendit me propozim nga shoqëria civile.

Nuk dihet saktësisht se çfarë u fol gjatë 3 orëve të takmit, por në përfudnim nuk u arrit dakordësia.

Beteja e opinionit publik pas takimit

Pas takimit, Kryeministri Rama shkëlqeu në komunikimin publik, duke folur thjesht dhe qartë para qytetarëve për “lëshimin” e madh që PS i bëri PD-së, të cilin PD nuk e pranoi edhe pse kjo ishte kërkesa e saj, ngaqë PD është, në realitet, kundër reformës në drejtësi.

PD-ja u tregua e ngathët dhe amatore në komunikimin publik, pasi akuzave të thjeshta, por të fuqishme të Kryeministrit Rama iu përgjigj duke folur për “vendet të rezervuara” (term që pak kush e kupton) dhe duke dhënë shpjegime, përgjithësisht, të gjata, teknike, të lodhshme dhe jo të kuptueshme nga njerëzit e thjeshtë.

Si rezultat, publiku “kuptoi” se PS kishte bërë një “lëshim” të madh në emër të arritjes së reformës, kurse PD nuk e pranoi këtë lëshim, por kërkoi diçka të pakuptueshme: betejën e opinionit publik e fitoi qartazi shumica e Kryeministrit Rama.

Pse ambasada e SHBA-ve bëri fajtor vetëm PD-në?

Natyrisht, sepse edhe ata u ndikuan nga aftësia në komunikim dhe manovrimi i Kryeministrit Rama, dhe ndoshta edhe ata e interpretuan situatën sikur njëra palë bëri një lëshim thelbësor, kurse tjetra u tregua e palëkundur fare nga e veta.

Por më e rëndësishmja, sepse ata e shohin ndryshe gjendjen nga PD. Me gjasa, në këndvështrimin e tyre edhe nëse zgjedhja finale e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit nuk i mbetet Kuvendit, por Këshillit të Lartë të Emërimeve, zgjedhja do të jetë e panshme pasi KLE përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë që zgjidhen me short dhe ndërrohen çdo vit.

Shqetësimi i PD-së se PS mund të kontrollojë emërimet duke kontrolluar propozimet për anëtarë, përmes ndikimit apo kapjes së shoqatës së avokatëve, shoqatës se noterëve, shoqërisë civile apo të pedagogëve të drejtësisë mund të duket i pabazë për amerikanët.

Përvoja jonë sugjeron se frika e PD-së mund të jetë vërtetë e ekzagjeruar, por, sidoqoftë, ajo nuk është e pa bazë. /Marrë nga Exit.al



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Floriani mbaron 9-vjeçaren, xhiron klipin e ri

Floriani mbaron 9-vjeçaren, xhiron klipin e ri

Dorëheqja e Ndokës, KQZ vendos për deputetin e Lezhës

KQZ: Dyshime për formularin e Rroshit e Bushit, të hetojë prokuroria

Rozana Radi e para e “Netëve të Klipit Shqiptar”

Rozana Radi e para e "Netëve të Klipit Shqiptar"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com