Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emërimet, molla e sherrit PS-LSI për drejtësinë

2016/01/16 at 11:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshime në kabinetin qeveritar? Cilët do të jenë ministrat që ikin?!

Pavarësisht se të gjitha palët deklarojnë së Reforma në Drejtësi duhet të jetë konsensuale, Komisioni i Posaçëm Parlamentar, nuk arriti një ditë më parë të gjejë dakordësinë për draftin e hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë.

Komisioni vendosi që, përveç dokumentit të hartuar nga ekspertët, Komisionit të Venecias t’i shkojnë për një opinion përfundimtar dhe propozimet e ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, që drejtohet nga përfaqësuesi i LSI, si dhe amendamentet që propozojnë ekspertët e opozitës. Këta të fundit kanë lajmëruar që vetëm në fillim të javës së ardhshme do të bëjnë publik draftin me propozimet e tyre.

Po ku ndryshojnë propozimet e palëve, të cilat edhe për një Reformë kaq të rëndësishme, kusht vendimtar për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, nuk arritën të bien në një mendje.

Pika që ka patur kundërshtimin më të madh të opozitës, që duket se gjen mbështetjen dhe te LSI, është formula kushtetuese për zgjedhjen e anëtarëve të organeve gjyqësore si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Socialistët kërkojnë që të gjithë anëtarët e këtyre institucioneve të zgjidhen me 3/5 ose me 84 vota në parlament, ndërkohë që opozita kërkon të zgjidhen me 2/3 e parlamentit, pasi sipas tyre, maxhoranca aktuale i ka 84 vota dhe nuk i nevojitet konsensusi i opozitës, çka sipas tyre, mund të përbëjë rrezik për kapjen nga ana të majtës në pushtet e sistemit të Drejtësisë.

Përsa i përket Prokurorit të Përgjithshëm, si demokratët ashtu dhe LSI, kërkojnë të mos i përfundojë mandati, pasi ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi.

Po ashtu, pikat ku opozita dhe LSI, e cila në tryezën politike mbështet propozimet e Ministrisë së Drejtësisë, është rritja e rolit kontrollues të Ministrit të Drejtësisë në organët gjyqësore, edhe pse Komisioni i Venecias, në raportin paraprak rekomandoi që të rishikohet roli i tij, me qëllim shmangien e një konflikti të mundshëm interesi.

Pika tjetër ku LSI dhe opozita nuk gjejnë dakordësi me socialistët është numri i institucioneve të reja që parashikohet të ngrihen, me ndryshimet kushtetuese, që presin vlerësimin e Venecias, pasi ata mendojnë se nuk është i nevojshëm shtimi i numrit të tyre.

Tv Klan

Ju sugjerojmë

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
Politikë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

22 Shtator, 2025 10:24 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

22 Shtator, 2025 9:57 pm
Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
Bota

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22 Shtator, 2025 9:30 pm
Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës
Kronikë

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

22 Shtator, 2025 9:02 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s
Bota

SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

22 Shtator, 2025 8:27 pm
Boshatisja e kampit në Gjadër, Meloni: Gati dekreti për të ndaluar gjyqtarët e emigracionit të marrin vendime në Apelin e Romës
Bota

Protestat masive në Milano, reagon Meloni: E turpshme

22 Shtator, 2025 8:13 pm
Gaza, SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

Gaza, SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

22 Shtator, 2025 7:57 pm
Ky është mbreti më i pasur në botë
Bota

Ky është mbreti më i pasur në botë

22 Shtator, 2025 7:16 pm
Para
Fotoja që bëri gazetaren të rrëfejë historinë e familjes së saj

Fotoja që bëri gazetaren të rrëfejë historinë e familjes së saj

Shakira nuk reziston, zbret në fushë dhe…

Shakira nuk reziston, zbret në fushë dhe...

Ja 10 vendet spirituale që të mbushin me energji, mes tyre dhe ky qytet shqiptar

Ja 10 vendet spirituale që të mbushin me energji, mes tyre dhe ky qytet shqiptar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
22 Shtator, 2025

Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur në emisionin Opinion në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, i...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
22 Shtator, 2025

Vijon gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Kryeministri Edi Rama ka ndarë je video, ndërsa shkruan “Ej medet vajmedet...

Lexo më shumë

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
22 Shtator, 2025

Franca ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke u bashkuar me një valë vendesh të tjera që kanë ndërmarrë të...

Lexo më shumë

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
22 Shtator, 2025

Turqia ka hequr tarifat shtesë ndaj disa importeve të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ndaj pijeve alkoolike, veturave, duhanit dhe produkteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com