Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar ndryshimet në Bashkinë e Tiranës për kryetaret e komanduara pas arrestimit të kryebashkiakut, Erion Veliaj.
Gjatë takimit me banorët e njësisë 8 në Tiranë, Berisha i quajti këto vendime një përleshje mafioze dhe kriminale që po ndodh mes Kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt.
“Duhet të bëjmë gjithçka të ndahemi nga kjo e keqe që i ka rënë vendit, që ka larguar shqiptarë më shumë se çdo regjim. Edi Rama është kryetari i një organizate të rrezikshme për qenie e shqiptarëve. Ju po të merrnin vetëm se çfarë po ndodh sot, tre ditët e fundit.
Përleshja e tyre në Bashkinë e Tiranës është një nga përleshjet më mafioze dhe më kriminalet. Nuk kam unë asnjë sentiment se Erion Veliaj është një hajdut dhe meriton të dënohet për 1 milion pemë që ka mashtuar, ka marrë paratë e fondeve dhe nuk i ka mbjellë.
Por rregullat janë rregulla, Erion Veliaj dënohet për ato gjëra që nuk i ka bërë bashkë me Edi Ramën dhe për djegësin që e ka bërë me urdhër të Edi Ramës nuk dënohet. Dhe tani beteja është mafioze, njëri shkon e emëron Anuela Ristanin, Veliaj e shkarkon dhe emëron një tjëtër aty në funksion. Ato janë funksionet të Këshillit Bashkiak as të Ramës dhe as të Veliajt.
Duhet të mblidhet Këshilli Bashkiak dhe të emërojë kush duhet të kryejë funksionet, por betejë mafiozësh. Rama shkon dhe emëron sekretar të përgjitshëm një tjetër, ky i thotë Policisë Bashkiake ndaloni hyrjen nga burgu. E merrni vesh se ku është Tirana dhe bashkia, në çfarë mafie të rrezikshme është”, tha Berisha.