Aktorja Ema Andrea i ka bërë një urim shumë të veçantë vajzës së saj për ditëlindje. Si gjithnjë fjalët e saj janë shumë të goditura për Sarën e saj:
“Vështrimi yt më lë pa peshë sikur ditën e parë që të mora në krah….e gjithë bota për mua janë sytë e tu!! Dritë e jetë udhëtimesh të lumtura vogëlushja ime!! Unë nuk e bëra dot botën më të mirë për ty, por ti u bërë toka ime perfekte”, shkruan Ema në Facebook.