Një urdhër i prokurorisë dhe vendim i Gjykatës së Tiranës ka çuar në qeli kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.
Burime nga Kavaja thanë për SYRI.net se arrestimi i Rroshit është bërë në orën 17:50 minuta, kur ai është shoqëruar nga policia e cila kishte marrë një urdhër-arresti nga prokuroria.
Gjatë mesditës, Prokuroria kishte kërkuar në gjykatë konfirmimin dhe ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.
Ai akuzohet se ka fshehur 4 dënime në Itali.
Prangosja e Rroshit është bërë pas një hetimi nga Prokuroria, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve, për formularin e vetëdeklarimit të Dekriminalizimit.
Ndaj kryebashkiakut të Kavajës kishin nisur hetimet kryesisht më 1 Qershor. Sipas akuzës, Rroshi dyshohej se ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit për Dekriminalizimin.