Siç edhe e dimë, prej disa muajsh këngëtarja Elvana Gjata e la Shqipërinë për tu zhvendosur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Synimet e qarta të këngëtares, për sa i përket karrierës e shtynë Elvanën drejt këtij vendimi.
Ditët e fundit ajo u shfaq përkrah supermodeles Emina Cunmulaj, e cila është rezidente prej vitesh në SHBA, dhe mjaft e njohur në fushën e saj. Ato postuan foto teksa pushonin në plazhin e Mykonos në Greqi.
Por kësaj here një postim i Elvanës na habiti. Ajo postoi foto nga një avion çarter, ku shprehej se ndodhen në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas. Së bashku me të ishte edhe Emina e cila mesa duket ka ardhur të vizitojë Shqipërinë. Fotot janë shkrepur brenda çarterit dhe askush nuk e di se çfarë ka ndodhur më pas. Epo Elvana si gjithmonë di si të na surprizojë.