Modeli i njohur shqiptar Elton Ilirjani ka publikuar pamje të një kostumi kombëtar shqiptar të ekspozuar në një manekin, në shtëpinë e tij në Manhatan, New York.
Biznesmeni shkruan krahas pamjeve të kostumit se tradita ruan dashurinë kombëtare dhe kujtimet.
“E vesha dhe tani që e shoh duke qëndruar këtu më vjen për të qarë.
Tradita ruan dashurinë kombëtare dhe kujtimet”, shkruan Elton Ilirjani.
Mësohet se kostumi është 150-vjeçar i zonës së Kelmendit dhe Elton Ilirjani e ka blerë në Shqipëri në Nëntor të vitit të kaluar.
Energjia e grave kelmendase që kanë punuar për këtë kostum, në të cilin historia është shndërruar në art unikal, ndoshta është fillimi i një pasioni të ri për Elton Ilirjanin…koleksionimin e krijimeve unike!