Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elsinor Park

2016/02/23 at 4:56 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bej forever

Nga Edison YPI-


Në këtë planet kurrën e kurrës. Zor se mund të ekzistojë edhe përtej Diellit ndonjë vend më i papërshtatshëm se ai që është zgjedhur tek pylli pranë liqenit artificial të Tiranës, për të bërë një park lojrash për zbavitjen e kalamajve.

Ndërtimi i një parku çlodhjeje për fëmijë në atë vend aq ngjitur me qytetin, së pari, të lë shijen e hidhur të zhvillimit konvegues të pandalur, kolapsues të papërmbajtur. Atij zhvillimi sa të gabuar dhe të turpshëm që tenton Tiranën bythmëbythë. Tiranën bërthamë, maksimalisht të ngjeshur dhe të “rehatshme”, Tiranën e dembelëve, agorafobëve. Tiranën ku gjithçka e ke aty dhe mund ta marrësh me një të zgjatur të dorës, Tiranën ku asgjë nuk është më larg se 1 hap. Por kjo edhe mund të gëlltitet përpara një superkërcënimi pakrahasimisht më të rrezikshëm.

Pothuaj të gjitha episodet filmike të soc-fimave me ndërlikme kriminale, komplote, vrasje, spiunazh, dallavere, janë zhvilluar në Hotel Dajti. S’kishte vend tjetër që t’i ngjante më tepër botës kapitalista ku ka vetëm barkderra me mustaqe që s’bëjnë gjë tjetër veçse pinë uiski dhe thurin intrigat më të zeza kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po ato pisha, po ato shkallë, po ai holl, po ajo kafene, po ai ekspres kafeje që ishte ndoshta i vetmi në tërë shqipërinë, në filmat shqiptarë  janë xhiruar pothuaj të gjitha në Hotel Dajti, në kët “Elsinor” të intrigave, të pabesisë, të vajit në vesh, kamave të fshehura pas shpine gati për tu ngulur, meditimeve dhe dyshimeve të thella. S’është çudi që ai hotel sot e kësaj dite pas kaq vitesh s’gjen rehat nga ç’i kanë parë sytë. Kjo sa i përket ambieteve të mbyllura.

Sa i përket episodeve filmike në ambiente të hapura, pothuaj të gjitha janë xhiruar tek një “Elsinor” tjetër aty afër, “te liqeni”. As më tutje as më tëhu, as më majtas e as më djathtas, as më para e as më prapa, por ekzakt në atë vend ku po duan të ngrenë parkun e zbavitjes së vogëushave. Mirpom në ndryshim nga Elsinor Dajti,pikërisht në atë vend  gjatë diktaturës, përveç episodeve sa idioteske dhe kriminale të filmave, kanë ndodhur të tjera zezona që nuk i rrok as mendja.

Pa llogaritur namin e turpshëm që ajo nahie e Tiranës ka si vend ku disa bënin fshehtas dashuri pa e ditur se ndiqeshin me sy nga shumica e etur për të bërë të njëjtën gjë, vrasje autorësia e të cilave nuk duhej të njihej dhe kurrë nuk u njoh, zhdukje pa gjurmë, mbytje, vetmbytje, sherre që përfundonin me vrasje, këto dhe të tjera e të tjera tmerre kanë ndodhur saktësisht në atë vend ku sot po duan të ndërtojnë atë park.

Dihet se kur të njëjtët njerëz frekuentojnë për një kohë të gjatë të njëjtin vend, mes atyre njerëzve dhe atij vendi krijohet një mardhënie e ndërsjelltë. Ata njerëz nisin t’i ngjajnë atij vendi, ai vend nis t’u ngjajë atyre njerëzve.

Denatyralizimi që një kategori shqiptarësh i ka shkaktuar atij vendi duke ja kriminalizuar “eterin”, “rrezatimin”, “frymën”, ka ndodhur në kohën e diktaturës.

Meqënse selektivë mund të jenë njerëzit por jo edhe vendet, hakmarrja e vendit ndaj, jo vetëm arteficierëve të krimit por edhe ndaj gjithë humanëve që kuturisin në atë vend, po ndodh tani.
Pylli tek liqeni pra, është vend i keq. Vend që ndjell keq. Vend që sëmur. Vend i kundërt me vendet e mira. “Anti-Jerusalem”. “Anti-Mekë”.

Si i tillë, s’ka vend më të përshtatshëm se ai vend për t’i çuar fëmijët gabimisht nga Zoti tek Djalli. S’ka mënyrë më efikase për ti shndrruar vogëlushat e tashëm në përbindsha të ardhshëm. Do të ishte njëlloj sikur prindërit t’i çonin fëmijët të zbaviten dhe qetësohen mes një kovaçhane. Ose në një sallë operacioni ku sjellin me ngut mbi barrela të gjymtuarit nga lufta, ku fëmijët do shohim me tmerr pellgje gjaku, gjymtyrë të këputura, kocka të thyera, zemra të shqyera, sy të nxjerrë. Ose në klinikën e një ortopedi ku fëmijët do shohin kirurgun që çpon me tyrjelë kockat e pacientëve që ulurijnë nga dhimbja.

Pak kohë pasi Elsinor Parku të ketë filluar të funksionojë, do vini re se kalamajve do j’u ndodhin disa gjëra të pakëndëshme. Do u prishet rehati. Natën do shohin fantazma. Në vend që të çlodhen do lodhen. Në vend që të lumturohen, do dëshpërohen. Në vend që të qetsohen do çakërrdisen. Në vend që të zbukurohen do shëmtohen. Sytë do u erren, veshët do u bubullijnë, dhëmbët do u kërrcasin, dhe pas pak do nisin t’ju kërkojnë sëpata e hanxharë për të therur njëritjetrin dhe vetë juve.

Ai vend është i helmuar, i kriminalizuar.
Ka vende për parqe Tirana.
Bëjeni atë park në një vend tjetër.
Po e bëtë atë park në atë vend, hiç mos u habisni kur të çoni fëmijë dhe të merrni monstra.



Ju sugjerojmë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
Para
“Los Angeles Times” favorizon filmin “Shok” për OSCAR

"Los Angeles Times" favorizon filmin "Shok" për OSCAR

Ja pse nuk u publikuan kurrë fotot e trupit të Osama bin Laden, pasi u vra

Ja pse nuk u publikuan kurrë fotot e trupit të Osama bin Laden, pasi u vra

FOTOGALERI/ Në park bie qetësia, cila do jetë lëvizja e rradhës?

FOTOGALERI/ Në park bie qetësia, cila do jetë lëvizja e rradhës?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com