Këngëtarja Elsa Lila, e ftuar në podcast me kryeministrin Edi Rama foli edhe për ndarjen nga jeta të nënës së saj.
E pyetur nga Rama nëse do kthehej mbrapa, çfarë do ndryshonte, Elsa shprehet se nuk do të ndryshonte asgjë, por i ka ngelur peng ikja nga jeta e nënës së saj, në mënyrë të padrejtë.
Elsa Lila humbi nënën në vitin 1997. Eva Vishaj u gjet e pajetë më 23 maj 1997 e qëlluar me një plumb në kokë pranë kilometrit të 29-të, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
“Nuk do ndryshoja asnjë pikë e asnjë presje nga çdo gjë që yjësia ka vendosur të eksperimentoja sepse ndryshe unë nuk do isha kjo që jam sot apo ajo që do të jem nesër me të gjitha eksperiencat e tjera që jam e sigurt do më ndodhin, sepse akoma nuk kemi mbaruar, jemi rrugës. E vetmja gjë që do të ndryshoja ndoshta, e vetmja gjë që yjësia atë momentin e mamasë sime ta kishte eliminuar, ta kisha edhe sot. E vetmja, ajo. Pasi nuk ndodhi në mënyrë të natyrshme, por ndodhi në mënyrë artificiale”- tha Elsa Lila.