Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elon Musk mbështet AfD-në, reagon qeveria gjermane 

2024/12/31 at 12:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Elon Musk mbështet AfD-në, reagon qeveria gjermane 

Qeveria gjermane u përpoq të mos u japë shumë peshë qëndrimeve të shprehura nga miliarderi Elon Musk për zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, pasi ai shprehu mbështetjen për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Musk shkaktoi debate gjatë fundjavës pas një opinioni të botuar në një gazetë të madhe gjermane, që nxiti dorëheqjen në shenjë proteste të redaktores përgjegjëse për rubrikën e opinioneve. 


“Liria e shprehjes gjithashtu përfshin edhe qëndrimet më pakuptim”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann, duke shtuar se nuk do të komentonte më shumë deklaratat e Musk. Ajo megjithatë tha se “në fakt Elon Musk po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet federale përmes deklaratave të tij”. 

Në këtë kontekst, zëdhënësja Hoffmann po ashtu theksoi se partia AfD po vëzhgohet nga shërbimi i brendshëm gjerman i zbulimit nën dyshimet se është parti ekstremiste e krahut të djathtë dhe se tashmë ka një status të tillë në disa pjesë të Gjermanisë. 

Gjermania do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, pasi koalicioni qeverisës i Kancelarit Olaf Scholz, që përbëhej nga tre parti, u rrëzua muajin e kaluar pas mosmarrëveshjeve se si të rimëkëmbet ekonomia e ngadalësuar e vendit. Opinioni i Musk në gazetën ‘Welt am Sonntag’ që botohet në gjuhën gjermane gjatë fundjavës, është shembulli i dytë brenda muajit i përkrahjes që ai i jep partisë AfD. “Partia ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD) është shkëndija e fundit e shpresës për këtë vend”, shprehet zoti Musk në shkrimin e tij të përkthyer në gjuhën gjermane. 

Ai tha gjithashtu se partia e djathtë e skajshme “mund ta çojë vendin drejt së ardhmes ku përparimi ekonomik, integriteti kulturor dhe inovacioni teknologjik nuk janë vetëm dëshira, por realitet”. Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Tesla Motors po ashtu shkroi se investimet e tij në Gjermani i japin atij të drejtën të komentojë mbi gjendjen e vendit. 

Sipas anketave, partia AfD ka mbështetje të fortë, por kandidatja e saj, Alice Weidel nuk ka gjasa të bëhet kancelare ngaqë partitë e tjera refuzojnë të bashkëpunojnë me partinë e krahut të djathtë. Aleati i Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, miliarderi Musk, në shkrimin e tij, sfidoi qëndrimet ndaj partisë. 

“Portretizimi i AfD-së si parti ekstremiste e krahut të djathtë është qartazi i rremë, duke patur parasysh që drejtuesja e partisë, Alice Weidel, ka një partnere të të njëjtës gjinisë nga Shri Lanka! A ju tingëllon si Hitleri? Ju lutem!” 

Shkrimi i Musk shkaktoi debat në mediat gjermane mbi kufijtë e fjalës së lirë, ndërkohë që redaktorja përgjegjëse e rubrikës së kësaj gazete në platformën X, pronë e zotit Musk, lajmëroi se kishte dhënë dorëheqjen. “Gjithmonë më ka pëlqyer të lexoj opinionet e ndryshme në Welt. Sot një shkrim i Elon Muskut doli në edicionin e fundjavës së kësaj gazete. Dorëzova dorëheqjen time dje, pasi ky shkrim u nis për botim”, shkroi Eva Marie Kogel. 

Gazeta u sulmua nga politikanët dhe mediat e tjera për shkak se i ofroi platformë Musk, një i huaj. 

Shkrimi i Musk në Welt am Sonntag u përcoll me një shënim kritik nga kryeredaktori i ri i Welt, Jan Philipp Burgard, i cili shprehet se megjithëse disa nga mendimet e zotit Musk për problemet e Gjermanisë mund të jenë të sakta, “qasja e tij se vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë, është tragjikisht e gabuar”. 

/VOA 



Ju sugjerojmë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Para
Presidenti Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Shqipëria ka nevojë për zyrtarë me integritet dhe institucione të forta 

Presidenti Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Shqipëria ka nevojë për zyrtarë me integritet dhe institucione të forta 

Video/ 2025-sa mbërrin në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarrësh në Kullën ikonë “Sky” 

Video/ 2025-sa mbërrin në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarrësh në Kullën ikonë “Sky” 

Opinion – Çfarë po ndodh me Erion Veliajn? (30 Dhjetor 2024) 

Opinion - Çfarë po ndodh me Erion Veliajn? (30 Dhjetor 2024) 
















TE FUNDIT

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com