Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Në seancën e sotme, prokurorët e SPAK kanë paraqitur pretendimin se Berisha ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” duke futur në banesë dhe kontaktuar me ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetarët italianë të RAI.
Po ashtu, GJKKO nuk pranoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.