Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elisa Spiropali takim me Kryetarin e Kuvendit të Polonisë: Shqipëria në BE në 2030, objektiv strategjik

2025/03/05 at 7:02 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Elisa Spiropali takim me Kryetarin e Kuvendit të Polonisë: Shqipëria në BE në 2030, objektiv strategjik

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka takuar këtë të mërkurë në Varshavë Kryetarin e Parlamentit, Szymon Hołownia dhe Kryetaren e Senatit, Małgorzata Kidawa-Błońska, takime të zhvilluara në kuadrin e Presidencës Polake të Bashkimit Europian.


Spiropali filloi sot vizitën zyrtare në Poloni, gjatë së cilës shoqërohet nga Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit të Jashtëm, Anduel Tahiraj, Kryetar i Grupit të Miqësisë, Milva Ekonomi, anëtare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eralda Bano, anëtare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, dhe Ambasadorja Mimoza Halimi.

Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit Szymon Hołownia, Spiropali nënvizoi se anëtarësimi në BE brenda vitit 2030 dhe përfundimi i negociatave brenda vitit 2027, përbën një objektiv strategjik kombëtar të Shqipërisë. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme e të vazhdueshme të Polonisë për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane, Spiropali theksoi se Presidenca Polake përbën një momentum të favorshëm për shpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë.

“Gjatë kësaj Presidence ne synojmë të mbajmë dy Konferenca Ndërqeveritare, në mars dhe qershor, ndërkohë që gjatë vitit 2025 synojmë të mbyllim 2 kapituj dhe të hapim 23 kapituj të tjerë të negociatave, pjesë e grup-kapitujve 2,3,4 dhe 5.

Edhe gjatë Presidencës Polake Shqipëria do të ecë me shpejtësi e vendosmëri më të madhe se të gjitha vendet kandidate drejt familjes europiane”, u shpreh Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe angazhimin e  Shqipërisë për avancimin e tyre në të gjitha nivelet dhe aspektet.

“Ndërveprimi intensiv mes Kuvendit dhe Parlamentit të Polonisë, midis grupeve parlamentare, komisioneve, grupeve të miqësisë dhe deputetëve, do të vijojë të shërbejë si një katalizator i nxitjes së bashkëpunimit dypalësh”, theksoi Spiropali.

Më tej kryeparlamentarja rikonfirmoi se mbështetja e palëkundur e Shqipërisë në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës është plotësisht në të njëjtën linjë me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të, dhe vlerësoi kontributin shumë të rëndësishëm të Polonisë në mbështetje të luftës mbrojtëse të Ukrainës.

Duke vlerësuar vendosjen e marrëdhënieve konsullore të Polonisë me Kosovën, Spiropali vuri në dukje se Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në rajon janë protagonistë të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Kryetarja Spiropali nënvizoi gjithashtu se Shqipëria po përgatitet dhe mirëpret bashkëpunimin me Poloninë edhe për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, në vitin 2027.

Gjatë takimit me Kryetaren e Senatit, Małgorzata Kidawa-Błońska, Kryetarja Spiropali vlerësoi mbështetjen e fuqishme të Polonisë për mbështetjen e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, me të cilët Bashkimi Europian ndan të njëjtat vlera.

Po ashtu u diskutua gjithashtu mbi aspekte konkrete të bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Senatit, ndërveprimin mes komisioneve parlamentare, shtimin e investimeve polake në Shqipëri, bashkëpunimin në fushën e turizmit, arsimit, kulturës dhe nxitjen e miqësisë mes dy popujve.

Kryetarja Spiropali dhe delegacioni i Kuvendit zhvilluan një takim edhe me Grupin e Miqësisë me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku u diskutua mbi rolin e grupeve të miqësisë në intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar e dypalësh, nxitjen e investimeve polake në Shqipëri si edhe inkurajimin e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal.

Fjala e plotë e Elisa Spiropalit:

Sapo përfunduam një takim të shkëlqyer dhe miqësor me Marshallin e Sejmit të Republikës së Polonisë, kolegun tim, Szymon Hołownia.

Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Polonisë, si një vend që përherë ka mbështetur proceset më të rëndësishme të Shqipërisë, transformimin e saj, demokratizimin dhe anëtarësimin në NATO dhe BE.

Konfirmuam që dialogu politik mbetet një shtyllë kryesore e marrëdhënieve dypalëshe. Shqipëria është e angazhuar të vazhdojë dialogun e hapur midis vendeve tona, në të gjitha nivelet, dhe ndamë të njëjtin mendim se parlamentet luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e dialogut dypalësh.

Ndaj, inkurajojmë shkëmbimet e mëtejshme midis grupeve parlamentare, komisioneve, grupeve të miqësisë dhe deputetëve për të nxitur dialogun dhe shkëmbimin e përvojave në përgjithësi.

Shqipëria ka përcaktuar anëtarësimin në BE deri në vitin 2030 dhe përfundimin e negociatave deri në vitin 2027 si një objektiv kombëtar strategjik. I shpreha Marshallit Hołownia mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht gjatë Presidencës Polake të BE-së, si dhe besimin tonë që kjo mbështetje do të vazhdojë derisa Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Polonia është bërë shumë shpejt një shtyllë e fortë e BE-së dhe ne jemi mëse të lumtur të kemi një mik të tillë në tryezat vendim-marrëse të BE-së.

Shqipëria mbetet e angazhuar fort ndaj integrimit në BE, siç edhe pohohet në Progres Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024.

Vlerësojmë veçanërisht rolin e Polonisë për të çuar përpara progresin e Shqipërisë me Konferencat Ndër-qeveritare gjatë Presidencës Polake.

Gjatë vitit 2025 synojmë të hapim 23 kapituj të tjerë të negociatave, pjesë e grup-kapitujve 2,3,4 dhe 5, të mbyllim kapitujt 1 dhe 2; të mbajmë dy Konferenca Ndër-qeveritare në mars dhe qershor (gjatë Presidencës Polake). Ky është një plan ambicioz, por dhe i realizueshëm.

Shqipëria është vendi kandidat që ecën më me shpejtësi dhe vendosmëri drejt anëtarësimit në BE. Mbështetja popullore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mbetet më e larta në rajon, dhe kjo përbën një frymëzim dhe detyrim gjithashtu që të përshpejtojmë agjendën tonë të reformave drejt familjes tonë të natyrshme, të cilës i përkasim për nga rrënjët tona, identiteti ynë, vlerat tona dhe perspektiva jonë.

Ne vlerësojmë kontributin dhe angazhimin e Polonisë në rajonin tonë dhe përshëndetëm ngritjen, në maj 2024, të Grupit Parlamentar Poloni-Ballkani Perëndimor, si një platformë për dialog të shtuar me vendet e rajonit. Presim me padurim që Polonia të vazhdojë rolin e saj për çuarjen përpara të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, forcimin e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Prioriteti kryesor i Shqipërisë në rajon është ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, për një rajon të sigurtë dhe politikisht të qëndrueshëm, që zhvillon marrëdhëniet e duhura ekonomike brenda vetes dhe me pjesën tjetër të botës.

I shpreha Marshallit Hołownia vlerësimin tonë për vendimin e Polonisë për vendosjen e marrëdhënieve konsullore me Kosovën dhe angazhimin tonë që Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në rajon të vijojnë të jenë faktorë të fuqishëm dhe një forcë shtytëse drejt bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, si dhe drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Shpreha vlerësimin më të lartë për angazhimin e palëkundur të Polonisë dhe kontributin e rëndësishëm në mbështetje të luftës mbrojtëse të Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë. Shqipëria gjithashtu i ka ofruar Ukrainës ndihmë të konsiderueshme ushtarake, si materiale dhe me anë të kontributeve financiare, dhe i është bashkuar të gjithë mbështetjes ndërkombëtare ndaj Ukrainës.

Rikonfirmova qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës, plotësisht në të njëjtën linjë me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të.

Konfirmuam bashkëpunimin e fortë midis Shqipërisë dhe Polonisë si anëtare të NATO-s dhe vazhdimin e këtij partneriteti. Shqipëria është plotësisht e angazhuar të presë Samitin e NATO-s në Tiranë, në vitin 2027, me përgatitjet që tashmë janë në proces, përfshi vlerësimet institucionale dhe logjistike.

Ramë dakord të mbështesim qeveritë tona, institucionet dhe sektorin privat, për të forcuar lidhjet ekonomike midis vendeve tona, duke u fokusuar tek tregtia, investimet dhe bashkëpunimi sektorial: infrastruktura, transporti, bujqësia, turizmi, inovacioni, zhvillimi i burimeve natyrore, elektriciteti, energjia e rinovueshme, sektori i hidrokarbureve, sistemi hekurudhor, etj.

Jam e lumtur që gjatë vizitës time këtu dëgjoj shumë njerëz të thonë që Shqipëria është bërë një qendër e preferuar në Mesdhe për turistët polakë. Fluturimet direkte të përditshme gjatë verës janë një shenjë e madhe që shkëmbimet tona vetëm do të intensifikohen dhe miqësia jonë vetëm do të ushqehet më tej.



Ju sugjerojmë

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:19 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
Bota

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

29 Maj, 2025 8:44 pm
Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur
Politikë

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur

29 Maj, 2025 8:26 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Netanyahun: Mos ndërhy në negociatat me Iranin

29 Maj, 2025 7:49 pm
Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar
Aktualitet

Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar

29 Maj, 2025 7:41 pm
Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë
Bota

Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë

29 Maj, 2025 7:37 pm
Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital
Aktualitet

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital

29 Maj, 2025 7:10 pm
“Protestë kundër poshtërimit”, çfarë paralajmërojnë shqiptarët në Britaninë e Madhe
Bota

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri

29 Maj, 2025 7:00 pm
Para
Itali/ Trafikonte kokainë me makinë të marrë me qira, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Itali/ Trafikonte kokainë me makinë të marrë me qira, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Zgjedhjet e 11 majit, PD depoziton kërkesën në KQZ për t’u regjistruar

Dosja “Partizani”, Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote

Shqipëri, ekspertët thonë se votat e diasporës do të ndikojnë afro 20 mandate zgjedhjet për Kuvendin
















TE FUNDIT

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
29 Maj, 2025

Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi sesi Arben Kotollaku, polic rrugor dhe vëllai i ish-gjyqtares së Elbasanit...

Lexo më shumë

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
29 Maj, 2025

Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi sesi Arben Kotollaku, polic rrugor dhe vëllai i ish-gjyqtares së...

Lexo më shumë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
29 Maj, 2025

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është...

Lexo më shumë

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
29 Maj, 2025

Ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke i sulmuar me dronë shënjestrat civile në rajonin jugor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com