Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elia Zaharia do prezantojë “Këngën Magjike” krah Ardit Gjebresë

2016/11/21 at 8:42 PM
në Aktualitet, InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Elia Zaharia do prezantojë “Këngën Magjike” krah Ardit Gjebresë

Vetëm dy javë na ndajnë nga netët finale të Kënga Magjike 2016, dhe themeluesi dhe producenti, Ardit Gjebrea zbulon për Anabel.al, se prezantuesja e këtij viti, do të jetë aktorja, tashmë e zyrtarizuar si princeshë, Elia Zaharia.

elia

Përse kjo zgjedhje këtë vit?

Në fakt është një zgjedhje që erdhi shumë organike. Përpara dy vjetësh, ne kishim një ide që të bashkonim në skenë grupin e njohur “Spirit Voice”,  pjesë e të cilit dikur ishte edhe Elia. Por për shkak të impenjimeve të Sonit (Malaj) dhe largësisë së Dorinës (Dorina Tiko jeton në SHBA), ky bashkim nuk u bë i mundur. Megjithatë, gjatë asaj kohe jemi takuar disa herë me Elian dhe kujtoj se ajo ishte shumë entuziaste për t’u bërë pjesë. Madje bashkë kemi kujtuar të gjitha herët që “Spirit Voice” ka interpretuar në “Kënga Magjike”.

Koha kaloi, por Elia mbeti për mua një realitet, duke parë edhe sukseset e saj të vazhdueshme. Së fundmi, më mrekulloi në dramën “Tre Motrat”, siç edhe më ka pëlqyer jashtë mase, kur është prezantuar si këngëtare me videoklipe shumë modernë. Madje tani që po flasim, ajo është duke xhiruar një film me metrazh të gjatë.

elia z

Këtë vit Elia ishte në qendër të vëmendjes për shkak të martesës së saj të madhe me Princin Leka 2. Ndikoi edhe kjo dasmë aq publike në përzgjedhje?

Dasma është një moment i lumtur në jetën e Elias, por nuk besoj se është përcaktuese për vlerat dhe popullaritetin e saj. Siç thashë edhe pak më parë, Elia ka treguar prej vitesh se ka shumë talente dhe është shumë moderne, edhe pse në dasëm iu desh t’i përshtatej protokollit klasik mbretëror. Unë do të doja që t’i jepja mundësinë të gjithëve të njohin brenda tre netëve të gjithë potencialin e saj të jashtëzakonshëm artistik.

Në ç’mënyrë?

Nuk dua të zbuloj shumë tani, por mund të them se do t’ju befasojë. Festivali do të nisë me Elian dhe do të mbyllet me Elian.

Imazhi i fundit publik prej saj, është ai me një fustan përrallor nuseje. Do të vazhdojë të ruajë imazhin prej princeshe në veshje edhe gjatë netëve të Këngës Magjike?

Elia do të jetë po aq e mrekullueshme në skenë sa çdo shoqëruese tjetër që ka qënë në duart e kompanisë “Geraldina Sposa”. Prej kohësh Mandi dhe Marçela kanë nisur punën duke udhëtuar në Itali e Spanjë dhe duke kërkuar fustanet më të bukura të sezoneve më të fundit si të “Geraldina Sposa”, ashtu edhe të linjave të tjera që ata përfaqësojnë. Nuk kam dyshim, siç nuk kam pasur edhe në herët e tjera të bashkëpunimit me ta, që Elia do të shkëlqejë./Anabel/

Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
Para
KE: “OK” importit të plehrave për riciklim

KE: “OK” importit të plehrave për riciklim

Atentat me armë ndaj policëve, 1 i vrarë dhe 3 të plagosur

Atentat me armë ndaj policëve, 1 i vrarë dhe 3 të plagosur

Elbasan/ Më shumë se gjysma e qytetit në errësirë, defekt në nënstacionin elektrik

Disa zona në Tiranë pa drita, OSHEE: Po punohet për të riparuar defektin

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com