Edi Rama e mori fjalën në Parlament pas replikave mes Lulzim Bashës dhe Fatmir Xhafës për ngjarjen e Elbasanit.
Rama nuk pranoi të komentojë asnjë fjalë për akuzën e drejpërdrejt të Lulzim Bashës se duhet të shkarkojë Qazim Sejdinit, si të lidhur me bandat në Elbasan.
Rama në parlament:
Nuk bëhet politikë me krimin se nëse bën politikë me të quhesh logues i krimit dhe sa herë të dilni të merrni vota do merrni pupla. Mos i dini shqiptarët budallenj ju? Po pse ata skano sy e vesh ju duheni ju për t’ju treguar se çfarë po ndodh? Pse kush jeni ju guximtarët dhe gjithë shqipatrët paskan frikë për të folur me fjalë dhe me votë? Sa qesharakë që bëheni. Po pse krimi është etnik? Kriminelët s’kanë atdhe.