Dita e Derës e ktheu edhe këtë vit Elbasanin në kryeqendrën e festimeve.
Qytetarë të shumtë, nga rrethe të ndryshme dhe nga jashtë Shqipërisë kanë zgjedhur që 14 Marsin, ditën që simbolizon ardhjen e Pranverës, ta festojnë në qytetin e traditës së kësaj feste.
Koncerte, karnevale, lojra popullore dhe panaire janë aktivitetet e organizuara për të argëtuar këdo që ka zgjedhur Elbasanin për ta pritur këtë ditë.
Moti i ngrohtë kafavorizuar edhe më shumë daljen e qytetarëve për të festuar.
Simbolet e festës, ballokumet dhe veroren i gjejnë në çdo rrugë. Nuk kanë munguar dhe panairet me produkte të ndryshme ushqimore dhe artizanale të zonës.
Në Lezhë, kalaja mesjetare ishte qendra e festimeve.
Edhe Lushnja iu bashkua festimeve. Prej mbrëmjes u ndezën zjarret që simbolizojnë largimin e Dimrit dhe ardhjen e Pranverës.
Ndërsa gjatë gjithë ditës janë organizuar evente të ndryshme festive në qendër të qytetit.
Dita e Verës është një festë pagane. Festimet kryhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë./tvklan