Në Elbasan raportohet një rritje e numrit të rasteve të diagnostikuara me kancerin e gjirit. Sipas mjekëve, mosha më problematike është ajo mbi 45 vjeç.
Luljeta Vathi, mjeke: Është e rëndësishme bërja e mamografisë sidomos pas moshës 45 vjeç. Mamografi rutinë çdo dy vite sepse është grupmosha ku ne gjejmë rastet më të shpeshta me këtë sëmundje.
Mamografia në spitalin e qytetit është funksionale ndërsa gjatë këtij muaji është edhe mamografia lëvizëse. Ndaj bëhet apel për kontrolle të vazhdueshme.
Luljeta Vathi, mjeke: Po shtohen gjithnjë e më shumë, kapja e sëmundjeve në stadet e para. Atëherë kur edhe kurabiliteti i kësaj sëmundjeje shkon deri në 99%.
Në kuadër të “Tetorit rozë” që është muaji i sensibilizimit, në qendër të qytetit të Elbasan u zhvillua një aktivitet me qëllim nxitjen e vajzave dhe grave që të bëjnë mamografinë për kancerin e gjirit.
Klan News