Një sherr i rëndë ka ndodhur mes disa të rinjve në rrugën “Rinia” në qytetin e Elbasanit.
Të rinjtë janë përplasur me thika me njëri tjetrin.
Konflikti ndodhi në një lokal në rrugën “Rinia”, ndërsa mësohet se në polici janë shoqëruar dhjetëra gjimnazistë.
Në vendngjarje kanë mbërritur katër furgonë Policie.