Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bradashesh në Elbasan, pasi punonjësi i një firme ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar.
Sipas uniformave blu mësohet se personi me iniciale L.B, 54-vjeç ishte në orarin e punës për rikonstruksionin e një godine.
“Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës për rikonstruksionin e një godine, ka rënë nga lartësia punonjësi i një firme ndërtimi shtetasi L. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve./Opinion.al