Dy shtetas gjeorgjianë kanë mashtruar një pikë të këmbimit valuator në Elbasan.
Pronari i pikës së këmbimit (exchange) ka denoncuar në polici se dy shtetasit e huaj kanë këmbyer një shumë parash nga lekë në euro, me kartëmonedha të falsifikuara. Shtetasit L. R., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.
Këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në subjektin exchange në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara.