Një 36-vjeçar nga Elbasani është proceduar në gjendje të lirë pasi ka kërcënuar drejtorin e Urgjencës në Elbasan.
Mësohet se, i proceduari është identifikuar me inicialet R.Ç. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës orës 10:00, në ambientet e Urgjencës të Spitalit Elbasan, ku 36-vjeçari ka ofenduar dhe kanosur me fjalë drejtorin e Urgjencës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./ Opinion.al