Një i ri ende i paidentifikuar është gjetur i plagosur në një rrugë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se personi është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Ende nuk ka detaje lidhur me ngjarjen dhe shkaqet e saj./Opinion.al