Policia ka arrestuar një 25-vjeçar në qytetin e Elbasanit.
Sipas uniformave blu, dyshohet se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin M. Sh., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare”, njofton policia.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al