Një automjet tip “Audi” është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se automjeti ishte i parkuar në rrugë pranë pallatit ku banon pronari.
Ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e menjëhershme dhe si rezultat u arrit të shuheshin flakët, por automjeti ishte djegur pjesërisht.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe policia po heton për zbardhjen e ngjarjes./Opinion.al