Një banesë private në qytetin e Elbasanit, mbrëmjen e sotme, është përfshirë nga flakët.
Burime nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori”.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se flakët kanë përfshirë çatinë e banesës, ndërsa zjarri është shkaktuar nga oxhaku.
Të njëjtat burime thanë se dy zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, por ato e patën të pamundur të shuanin flakët që kishin përfshirë çatinë e banesës, duke lënë familjen në qiell të hapur.
Policia theksoi se ende po vijojnë hetimet rreth shkakut të ngjarjes.