Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi është dënuar nga Gjykata me 3 vjet e 6 muaj burg për akuzën “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë Bekim Skora, banues në Elbasan, “të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj burgim.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.