Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Elbasan Arena” blindohet për ndeshjen Shqipëri-Izrael

2016/11/10 at 5:41 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Elbasan Arena” blindohet për ndeshjen Shqipëri-Izrael

1000 forca policore pritet të blindojnë qytetin e Elbasanit gjatë këtyre ditëve, në prag të ndeshjes së Kombëtares shqiptare me Izraelin. Policia ka marrë në dorë “çelësat” e stadiumit “Elbasan Arena” prej dy ditësh dhe nuk lejon askënd të hyjë brenda, përveç atyre që kanë një autorizim. Sipas drejtorit të stadiumit “Elbasan Arena”, Dritan Kadia niveli i masave të sigurisë për këtë ndeshje i kalon edhe ato të marra për ndeshjen ndaj Serbisë.

“Për shkak të specifikës së kësaj ndeshjeje, vetë pala izraelite ka kërkuar që masat e sigurisë të jenë të veçanta, në krahasim me ndeshjet e tjera, ku janë të krahasueshme me atë ndaj Serbisë. Ka një bashkëpunim shumë të mirë të Federatës, stadiumit dhe të gjithë autoriteteve të tjera bashkë me policinë, që gjithçka të shkojë më së miri dhe besoj se ashtu do shkojë”, tha Kadia.

Burime të “BalkanWeb” thonë se policia do të ngrejë një perimetër sigurie rreth stadiumit ku do të ushtrohen disa kontrolle për të mos lejuar futjen e fishekzjarrëve, banderolave dhe sendeve të tjera të paligjshme. Këto masa janë marrë në kuadër të sigurisë dhe rrezikut që mund të paraqesë kjo ndeshje, sidomos nga sulmet terroriste.

Drejtori i stadiumit “Elbasan Arena”, Dritan Kadia, ka folur rreth kushteve në stadium dhe sigurinë për këtë ndeshje. “Jemi në momentet e fundit para përfundimit të përgatitjeve për ndeshjen Shqipëri-Izrael. Siç dihet, pritej që kjo ndeshje të luhej në Shkodër, por për arsye sigurie siç vendosi FIFA dhe UEFA do të zhvillohet në Elbasan. Për ne është kthyer në një rutinë për të marrë masa për zhvillimin e një ndeshje futbolli. Kemi përballuar shumë në këtë stadium dhe praktikisht kemi dërguar Shqipërinë për herë të parë në finalet e një Europaini. Presim që stadiumi të mbushet dhe të marrim një rezultat pozitiv për të na dërguar edhe në Rusi”, u shpreh fillimisht Kadia.

Në lidhje me biletat ai theksoi: “Konvertimi i biletave, ashtu siç është parashikuar në planin e masave që FSHF-ja së bashku me kompaninë që shpërndan dhe shet biletat, është duke u bërë si në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan”, u shpreh në prononcimin e tij Kadia.

Sakaq, pritet që pallatet pranë stadiumit të boshatisen gjatë zhvillimit të takimit, ndërsa të gjitha lokalet rreth tij do të mbyllen. Nga ana tjetër policia ka marrë në ruajtje dhe hotelin ku do të qëndrojë ekipi kombëtar izraelit, i cili mbërriti në aeroportin e Rinasit pasditen e kësaj të enjteje.

Shoqërimi dhe ruajtja e tyre i është ngarkuar forcave speciale RENEA, ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Në planin e masave është përfshirë edhe Shërbimi Informativ Kombëtar, ku shumë agjentë civile do të jenë në lëvizje para, gjatë dhe pas zhvillimit të takimit të vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.

Mësohet se inspektime të vazhdueshme në “Elbasan Arena” janë zhvilluar prej ditësh edhe nga një grup i huaj, i cili konfirmohet nga burime të policisë, se i përket shërbimeve inteligjente izraelite./BW

Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

A na kërcënon vërtet një atentat terrorist?

Paralajmërimi i Lunaçek: Trump President, nuk është lajm i mirë për Kosovën

Paralajmërimi i Lunaçek: Trump President, nuk është lajm i mirë për Kosovën

Edhe Obama kundër Trump: Nuk do të pranohej as në një rrjet supermarketesh

Obama pret Trump në Shtëpinë e Bardhë

TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com