Një 21-vjeçar shqiptar është ekzekutuar ditën e sotme në Kassel të Gjermanisë. Sipas mediave gjermane, lidhur me vrasjen e shqiptarit është arrestuar si i dyshuar një 26-vjeçar.
26-vjeçari është larguar nga vendngjarja, por arrestimi i tij u bë pas deklaratave të marra nga dëshmitarët.
I dyshuari është një gjerman i lindur në Kassel, ndërsa arrestimi u bë në banesën e tij.
Sipas autoriteteve, shqiptari i vrarë dhe gjermani njiheshin me njëri-tjetrin, por deri më tani ende nuk janë të qarta shkaqet që çuan 26-vjeçari që të ekzekutoi shqiptarin me pesë plumba.
“I dyshuari ende nuk e ka komentuar aktine vrasjes. Ai është një gjerman i lindur në Kassel. Sipas informacioneve nga HNA, viktima ka lindur edhe në Kassel, familja e tij është nga Kosova”, shkruan hna.de, njofton Telegrafi./ Opinion.al E.Xh.