Një avokat i njohur grek është vrarë me armë zjarri në zyrën e tij në qendër të Athinës. Sipas mediave greke, viktima është Mixalis Zafeiropoulos.
Kanë qenë dy autorë të sulmit, që e qëlluan me gjakftohtësi në zyrën e tij avokatin grek, dhe më pas u larguan me shpejtësi.
Forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje dhe janë vënë në kërkim të autorëve të vrasjes./tvklan.al