Një shtetas i Kosovës është vrarë mbrëmë në Zvicër nga një italian. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Winznaut, në kantonin gjermanishtfolës të Solothurnit.
Arben Gashi, 32-vjeçar, nga fshati Nekoc i Drenasit, dyshohet të jetë vrarë gabimisht, pasi në shtëpinë e tij ka jetuar më herët një serb, i cili mësohet të ketë pasur probleme me italianin.
Gashi është vrarë me tre plumba, përderisa po pastrohej në banjë. Italiani i moshës 38-vjeçare, është arrestuar dhe e ka pranuar vrasjen.
Policia tani është në kërkim edhe të një personi, që besohet të ketë qenë pjesë e vrasjes.
Në shtëpi thuhet të kenë qenë edhe dy shqiptarë, të cilët kanë ikur nga një dritare gjatë ngjarjes tragjike. Dëshmitarët i kanë thënë policisë që dy persona kanë qenë të veshur me rroba sportive, dhe kanë pasur një çantë sportive me vete.
Ata gjithashtu i kanë thënë policisë që shtëpia ku ka ndodhur krimi nuk ka pasur kurrë probleme, ndonëse e kanë ditur që aty nuk kanë jetuar njerëz që e kanë folur gjuhën gjermane. /Express/