Një biznesmes i njohur në Greqi, Christos Gialias, është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në periferi të Mandrës në Atikën Perëndimore.
Mediat raportojnë se fillimisht të shtënat u dëgjuan në rrugën Agias Aikaterinis të Mandrës.
Sipas mediave greke, ekzekutorët e kanë ndjekur për ditë me radhë për të kuptuar itinerarin e lëvizjeve të tij. Dhe sot, pak metra larg shtëpisë së tij, biznesmeni grek Kristos Gialia u kap në pritë nga vrasësit të cilët e ekzekutuan me breshëri kallashnikovi brenda makinës së tij.
Pas ekzekutimit të biznesmenit me armë zjarri, autorët i kanë vënë flakën edhe makinës të cilën e kishin përdorur para vrasjes dhe janë larguar me motor.
Policia greke gjeti trupin e djegur të viktimës brenda mjetit, si dhe një kallashnikov. Sipas hetuesve, arma besohet të jetë e autorëve të cilët e hodhën brenda makinës së viktimës pasi e vranë dhe më pas i vunë zjarrin.
Biznesmeni, sipas raportimeve, kishte një histori kriminale dhe merrej me trafikun e lëndëve narkotike dhe të armëve.
“Kathimerini” raporton se edhe gruaja e biznesmenit ishte qëlluar për vdekje në shtëpinë e saj në Mandra në vitin 2018 dhe se autoritetet po hetojnë lidhjet e mundshme me krimin e organizuar./Opinion.al