Kur kanë kaluar tre ditë nga atentatit në Rrëshen ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë, kanë ardhur dhe lëvizjet në DVP e Lezhës.
Mësohet se detyrën e Shefit të Komisarit Miditë e ka marrë Klodian Kondi, ndërsa detyrën e zv. drejtorit të hetimit e ka marrë Gentian Berberi.
Ngjarja e të martës ishte në kufijtë e një masakre, pasi të plagosur mbetën edhe tre qytetarë të tjerë, që po konsumonin kafe në lokalin e viktimës. Të plagosur mbetën kushëriri i viktimës Indrit Bardhi, Olti Gjini dhe Ilir Bardhoku.
Vrasja ndodhi këtë paradite, rreth orës 10:40 pranë lokalit të viktimës, Martin Bardhi, 59 vjeç./Opinion.al