Vazhdon lufta diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Iranit.
Shteti Saudit i ka kërkuar Teheranit zyrtar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, ku ka saktësuar se zyrtarët nga Teherani duhet të lënë Arabinë Saudite brenda 48 orëve.
Po kështu Arabia Saudite ka lajmëruar se u ka dhënë stop fluturimeve ajrore drejt Iranit. Ndërkohë që do të lejohen vetëm pelegrinët iranianë të vizitojnë Mekën dhe Medinën.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Bahrain, i cili ka urdhëruar zyrtarët iranianë të lejnë vendin brenda 48 orëve.
Ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe Sudani, që ka përzënë ambasadorin iranian.
Më të tërhequra Emiratet e Bashkuara Arabe të cilët janë mjaftuar thjesht duke thirrur ambasadorin e Iranit, duke i reduktuar statusin e përfaqësimit diplomatik.