Policia ka dhënë detajet e para lidhur me atentatin e ndodhur në Fushë Krujë, ku mbeti i vrarë Gentjan Bejtja. Sipas uniformave blu, persona ende të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri Gentjan Bejtja.
Mësohet se grupi i hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar./Opinion.al