Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutimi i Elton Çiçës/ Si u zhdukën arma e celulari i viktimës nga oficeri i policisë

2017/05/06 at 9:25 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekzekutimi i Elton Çiçës/ Si u zhdukën arma e celulari i viktimës nga oficeri i policisë

Një oficer policie që ndodhej në tavolinë me viktimën akuzohet nga Prokuroria se ka zhdukur nga vendi i ngjarjes armën që mbante Elton Çiça, bashkë me celularët e tij. Alban Trimi, së bashku me shtetasin Redjan Rraja, akuzohen nga Prokuroria se kanë penguar zbulimin e së vërtetës, shkruan “Panorama”.


Gjatë hetimit është pyetur Alban Trimi, me detyrë oficer i Policisë Gjyqë­ sore. Nga deklarimi ka rezultuar se natën e ngjarjes ka qenë në bar­kafene “De Niro” me shokun e tij, shtetasin S.K., dhe pak më pas në bar­kafene ka shkuar një shoku i tij i quajtur Redjan Rraja, shoqëruar ky i fundit nga një shoku i tij i quajtur Elton. Rreth orës 22:15 minuta, në lokal ka ndodhur vrasja. Në kërkesën për gjykim, Prokuroria citon në detaje gjithçka kanë regjistruar kamerat e sigurisë së lokalit në veprimet që ka kryer oficeri i policisë.

PAMJET E KAMERAVE

Nga pamjet filmike në momentin e ngjarjes, rezulton se: Duke filluar nga ora 22:15­22:23, në bar­kafene hyn një person me kapelë në kokë, i cili drejtohet për nga tavolina ku janë ulur katër personat e sipërcituar, të vendosur në pozicionet e sipërcituara. Personi me kapelë qëllon me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Elton Çiça, i cili vazhdon të jetë i ulur në krah të shtetasit Alban Trimi dhe me fytyrë nga fokusi i kamerës.

Ai del nga barkafeneja me vrap dhe largohet autori që qëlloi me armë zjarri. Në monitor dallohet se shtetasi Elton Çiça rrëzohet mbi divanin ku ishte ulur pak më parë, ndërsa shtetasi Redjan Rraja, ndjekur me shikim nga shtetasi Alban Trimi, merr nga çanta e shtetasit Elton Çiça një send, që duket si armë zjarri pistoletë dhe me të në dorën e djathtë niset për të dalë nga dera e lokalit, duke u paraprirë në këtë lëvizje nga shtetasi Alban Trimi, shkruan “Panorama”. Nga dera e bar­kafenesë del shtetasi Alban Trimi dhe vrapon në pjesën e jashtme të bar­kafenesë për nga e majta e tij, dhe kthehet sërish me vrap brenda në lokal. Shtetasi Redjan Rraja kthehet sërish në ambientet e brendshme të bar­kafenesë me armën e zjarrit pistoletë në dorë, ulet në anën e tij të majtë, ku më parë ishte ulur shtetasi Alban Trimi dhe ndërkohë duket se në duar, para, mbi prehër, mban ende sendin si armë zjarri pistoletë, të cilin më pas e lë diku në krahun e tij të majtë, në një vend ku këndi i fokusimit të kamerës nuk regjistron.

Më pas shtetasi Redjan kap me të dyja duart viktimën Elton Çiça dhe mundohet ta ulë në dysheme, por nuk ia arrin dot i vetëm dhe në ndihmë i shkon shtetasi Alban Trimi, i cili në këtë moment ka hyrë sërish brenda në lokal. Të dy shtetasit e sipërcituar e ulin viktimën në dyshemenë e lokalit me shpinë mbi pllaka dhe kokën nga banaku i lokalit. Pas kryerjes së këtij veprimi, shtetasi Alban Trimi shkon te tavolina ku ishin ulur, merr disa sende nga aty dhe i vendos në xhepin e majtë të pantallonave dhe del nga dera në krah të majtë të banakut e kthehet sërish në lokal. Në këtë moment dallohet se në xhepin e djathtë të pantallonave ka një celular ngjyrë të zezë. Më pas shtetasi Alban Trimi shkon te vendi ku pak më parë shtetasi Redjan Rraja la sendin si armë zjarri pistoletë, e merr atë dhe e kalon në pjesën para brezit nga përpara dhe me dorën e djathtë e fut në pjesën e pasme të brezit nga e djathta, duke përdorur edhe dorën e majtë për ta sistemuar në brezin e pantallonave nga pas. Shtetasi Alban Trimi, pasi del nga lokali ku pak më parë ka marrë sendin si armë zjarri pistoletë, duke folur në telefon drejtohet për nga ana e djathtë e lokalit në sheshin para tij. Pasi bën një xhiro duke folur dhe lëvizur jashtë oborrit të lokalit, jashtë fokusimit të kamerave, ai kthehet nga dera e jashtme përballë derës së lokalit dhe hyn sërish në lokal duke folur në telefonin e tij. Këto veprime zgjasin deri në orën 22:19:17 minuta ose 45 sekonda jashtë fokusimit të kamerave. Para lokalit ka mbërritur ekipi i shërbimit të urgjencës, ku në kohën që ekipi i shërbimit të urgjencës hyn në lokal në vendin e ngjarjes, shtetasi Alban Trimi ndihmon shtetasin Redjan Rraja për të ngritur viktimën.

Shtetasi Alban Trimi shikohet që bashkë me një punonjës të ekipit të shërbimit të urgjencës, shtetasin Redjan Rraja dhe një person të tretë transportojnë viktimën në drejtim të oborrit të jashtëm të lokalit, ndërsa punonjësi i policisë me uniformë qëndron te shkallët e lokalit në hyrje. Në vendin e ngjarjes mbërrijnë forca të tjera të policisë. Alban Trimi kthehet nga transporti i të dëmtuarit me armë zjarri dhe nga pjesa para lokalit futet drejt hyrjes së lokalit. Aty hyn një punonjës policie me uniformë dhe bashkë me të edhe dy shtetas dhe Alban Trimi. Ky hyn në vendin e ngjarjes ku kanë mbërritur edhe punonjësit e policisë me uniformë, vesh xhupin e tij dhe më pas komunikon me telefonin e tij që e mban në veshin e majtë, me dorën e majtë.

Alban Trimi ka nën sqetull një çantë, të cilën e mori te vendi ku ishte ulur më parë, shkon mbi vendin ku ishte ulur viktima dhe merr nga divani çantën që e la në këtë vend që në fillim kur u ul viktima. Pastaj përkulet mbi dysheme në vendin që përkon me pjesën ku personi që u qëllua kishte këmbët e tij, kur ishte i ulur, dhe me dorën e djathtë nga dyshemeja merr një send të zi që duket si aparat celular. Pastaj merr edhe një send tjetër të zi si aparat celular në pjesën e tavolinës ku ishte ulur ai vetë dhe personi që ishte në krahun e majtë të tij. Pasi ka kryer veprimet e mësipërme, shtetasi Alban Trimi del nga vendi i ngjarjes. Ka rezultuar se në momentin që shtetasi Alban Trimi është paraqitur në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë, ka dhënë deklarimet e tij në lidhje me këtë ngjarje, si dhe ka dorëzuar një çantë me disa sende të viktimës, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ku mungonin aparate të telefonisë celulare dhe arma e zjarrit pistoletë që duket të ishte në vendngjarje.

 

Etiketa: arma dhe celulariekzekutimi i elton cicossi u zhduken


Ju sugjerojmë

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro
Bota

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro

27 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
Bota

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

27 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
Bota

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

27 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës
Kronikë

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës

27 Dhjetor, 2025 2:56 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me jetë të atin, arrestohet 34-vjeçari

27 Dhjetor, 2025 2:20 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Aktualitet

Përfshihen nga flakët disa autobusë të braktisur në Durrës

27 Dhjetor, 2025 2:14 pm
Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku
Aktualitet

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

27 Dhjetor, 2025 12:02 pm
Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
Bota

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

27 Dhjetor, 2025 9:43 am
Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

27 Dhjetor, 2025 9:41 am
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Bota

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

27 Dhjetor, 2025 9:39 am
Para
Ish të përndjekurit/ Trashëgimtarët, zbardhen 500 emrat që përfitojnë dëmshpërblim

Ish të përndjekurit/ Trashëgimtarët, zbardhen 500 emrat që përfitojnë dëmshpërblim

‘Vrasësi me pagesë’ flet nga burgu: E vërteta e akuzave dhe dhuna në qeli

‘Vrasësi me pagesë’ flet nga burgu: E vërteta e akuzave dhe dhuna në qeli

Gruevski ende ka mundësi të shkaktojë gjakderdhje

Gruevski ende ka mundësi të shkaktojë gjakderdhje
















TE FUNDIT

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro
27 Dhjetor, 2025

Autoritetet italiane kanë kryer një operacion të madh të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Gjenovës kundër një qelize...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
27 Dhjetor, 2025

Agjencitë kryesore kundër korrupsionit në Ukrainë thanë se po hetojnë akuza për blerje votash nga anëtarë të parlamentit dhe se...

Lexo më shumë

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
27 Dhjetor, 2025

Shkencëtarët britanikë kanë kombinuar me sukses ADN-në e tre personave të ndryshëm – një baba, një nënë dhe një donator...

Lexo më shumë

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës
27 Dhjetor, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29 vjeçare, e cila duke drejtuar automjetin e saj ka përplasur një 69-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com