Policia gjermane ka arritur të identifikoj tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besar Nimanit, boksierit kosovar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.
Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi vëllai i boksierit, Besar Nimani, duke shtuar se nesër do të bëhen publik identitet e tyre.
“Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, -deklaroi ai.
Sipas informatave që policia i ka treguar, dyshohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.