52-vjeçari Eduart Reçi u qëllua nga një distancë prej 20-30 metrash.
Në këtë përfundim paraprak ka dalë grupi hetimor pas disa ekspertizave të kryera në vendin ku u ekzekutua me plumb në kokë.
Nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes, hetuesit kanë dyshime se autori i vrasjes ka qenë në një godinë në rrugën Faik Konica.
Aty ai mendohet të ketë studiuar lëvizjet e 52-vjeçarit, Eduart Reçi, dhe në momentin më të përshtatshëm për të e ka ekzekutuar më plumb në kokë.
Nga verifikimet predhës së gjetur në vendngjarje, policia dyshon se arma e krimit, është një pushkë e modelit sportive, e cila nuk lë gëzhoja.
Për të rënë në gjurmët e autorëve, policia dhe prokuroria po punon me analizimin e kamerave të sigurisë në vendngjarje, përmes të cilave kërkon të arrijë tek qitësi.
Sakaq hetimet vijojnë për të zbuluar motivet e kësaj ngjarje, që deri tani për policinë dhe prokurorinë mbeten mister.
Tv Klan