Policia e Vlorës ka dhënë informacionin e parë zyrtarë lidhur me ekzekutimin e 41-vjeçarit Leartiad Lekaj.
Uniformat blu bëjnë me dije se në aksin rrugor “Kotë- Sevaster” është konstatuar duke u djegur një automjet tip “Audi”.
Policia njofton se janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.
Mësohet se shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Kujtojmë se Lekaj u ekzekutua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte duke lëvizur me motor.
Pas të shtënave të para, 41-vjeçari u rrëzua dhe tentoi të arratisej, por autori e qëlloi serish duke e lënë të vdekur në vend.
“Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç.
Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia./Opinion.al