Njihej si një nga liderët e prostitucionit dhe shfrytëzimit të femrave në rrugë, ndërsa mbangte nofkën “Sulltani”. Eshtë fjala për një shqiptar 37 vjeçar, të quajtur Nin Lalaj, i cili u ndalua nga policia si pjesë e operacionit “Alba Nostra 2”, në mars të vitit 2015, ndërsa është ekstraduar së fundi nga Anglia drejt Italisë.
Lalaj ishte identifikuar si personi që drejtonte tregun e prostitucionit në rrugët e Pavias ndërsa nga dy operacionet e policisë u arrestuan gjithsej 17 persona, të cilët prostituonin rreth 200 vajza.