Firdeuss Berberi, shoku i Laert Haxhiut, është ekstraduar nga Greqia në vendin tonë për shkak se është i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg të dhënë nga Gjykata e Pogradecit më 29 Prill 2022.
Firdeuss Berberi akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “armëmbajtje pa leje dhe prishja e qetësisë publike.
Më 25 Prill 2022, Firdeuss Berberi në bashkëpunim me G.M, plagosën me armë Johan Muçllarin. Krimi ndodhi në Pogradec.