Autoritetet gjermane kanë ekstraduar nga Frankfurti në Tiranë një 23-vjeçar shqiptar të kërkuar nga drejtësia e vendit tonë.
Sipas një njoftimi zyrtar, personi në fjalë është shtetasi Hoselito Ibrahimi, nga Elbasani, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg në mungesë për disa vepra penale, raporton tch.
Më e rënda prej tyre rezulton ajo e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.
Lokalizimi i tij u bë i mundur pas një bashkëpunimi mes zyrës së Interpol Tiranës me autoritetet e lokalitetit Viezbaden, ku dhe 23-vjeçari u arrestua.