Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekstradohen nga Greqia, Gjermania, Italia dhe Spanja 4 shqiptarë, njëri dërgohet në…

2023/07/04 at 4:52 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I akuzuar për menaxhim të një grupi kriminal,arresohet në Rinas 47-vjeçari turk me 2 emra

Ekstradohen nga Greqia, Gjermania, Italia dhe Spanja, drejt Shqipërisë, 4 shtetas që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, ekstradohet nga Shqipëria drejt Spanjës, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve.

-është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Enver Hysa, 58 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në vitin 2016, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre;

-është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, shtetasja kosovare Emine Murriqi, të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave’’, pasi në vitin 2016, në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin, duke përdoruar dokumente të falsifikuara;

-është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi A. D., 29 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi në vitin 2022, në aksin rrugor Shupenzë – ura e Topojanit, është përfshirë në një konflikt me armë zjarri, me një shtetas tjetër;

-është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi F. D.(D.), 33 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë në kushtet e tronditjes së fortë psikike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi në vitin 2022, në ambientet e një hoteli, në Durrës, ka plagosur rëndë me armë zjarri, të dashurën e tij.

Gjithashtu, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Spanjës, shtetasi G. P. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, Spanjë, pasi Gjykata Qendrore në Madrid, me vendimin e datës 01.02.2023, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Ky shtetas dyshohet se në vitin 2020, në Spanjë, ka qenë pjesë e një grupi kriminal dhe ka kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike, në ambiente të mbyllura, duke vjedhur energjinë elektrike.

4 shtetasit e ekstraduar në Shqipëri iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ju sugjerojmë

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura
Kryesore

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura

16 Shtator, 2025 8:46 pm
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri
Aktualitet

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri

16 Shtator, 2025 8:27 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, mblidhen nesër përfaqësuesit e PS në Këshillin Bashkiak

16 Shtator, 2025 8:02 pm
Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza
Bota

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza

16 Shtator, 2025 7:44 pm
Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor
Sport

Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

16 Shtator, 2025 7:36 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Proces që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Proces që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

16 Shtator, 2025 6:51 pm
Suedi, një sulm kibernetik zbulon të dhënat e 1,5 milionë personave
Bota

Suedi, një sulm kibernetik zbulon të dhënat e 1,5 milionë personave

16 Shtator, 2025 6:37 pm
Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve
Kryesore

Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve

16 Shtator, 2025 6:11 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë
Kronikë

Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë

16 Shtator, 2025 4:36 pm
Para
Putin: Sanksionet po e bëjnë Rusinë edhe më të fortë

Putin: Sanksionet po e bëjnë Rusinë edhe më të fortë

Gjendet kokainë në Shtëpinë e Bardhë, alarmohet Shërbimi Sekret Amerikan

Gjendet kokainë në Shtëpinë e Bardhë, alarmohet Shërbimi Sekret Amerikan

Makina del nga rruga, humb jetën 27-vjeçari shqiptar në Greqi

Makina del nga rruga, humb jetën 27-vjeçari shqiptar në Greqi

TE FUNDIT

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura
16 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama foli me superlativa për Bashkimin Europian dhe aspiratën e Shqipërisë që të integrohet në union përpara studentëve në...

Lexo më shumë

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri
16 Shtator, 2025

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka thënë të martën se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, mblidhen nesër përfaqësuesit e PS në Këshillin Bashkiak

Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
16 Shtator, 2025

Një mbledhje është thirrur ditën e nesërme në orën 17:00, ku anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i...

Lexo më shumë

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza
16 Shtator, 2025

Ushtria izraelite ka konfirmuar fillimin e ofensivës tokësore në Qytetin e Gazës. Pas urdhrit nga qeveria, trupat izraelite "kanë zgjeruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com