Ditën e sotme pritet ekstradimi nga Dubai i dy të shumëkërkuarve nga drejtësia shqiptare.
Policia bën të ditur se pritet ekstradimi i Dashnor. D. i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë.
Po ashtu do të ekstradohet edhe Armis. S. i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.
Njoftimi:
Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.