Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekstradohen nga Anglia, kush janë tre shqiptarët e dënuar për përdhunime dhe vrasje 

2017/10/15 at 8:51 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Ekstradohen nga Anglia, kush janë tre shqiptarët e dënuar për përdhunime dhe vrasje 

Të dënuar nga shtetit britanik për krime të ndryshme të kryera atje, tre shqiptarë janë ekstraduar për të vijuar dënimin e mbetur në Shqipëri. Ata janë përfshirë në krime të ndryshme dhe kanë marrë dhënime që shkojnë nga 12 në 20 vjet. Ka qenë kërkesa e tyre për të vuajtur dënimin në burgjet shqiptare  dhe Interpol Tirana ka bërë ekstradimin me njoftim paraprak. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se ekstradimi i tyre është kryer në orën 12:30 të së mërkurës, shkruan Panorama.

Ata janë Massimo Fishti, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar me 21 vite burg për vrasje, Sadri Lika, 38 vjeç, nga Durrësi, i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge, dhe Edison Mulaj, 21 vjeç, nga Kukësi, i dënuar me 12 vjet burg për përdhunim e grabitje.
 
I DËNUARI PËR VRASJE 
Rreth dy vite më parë, një gjykatë londineze dënoi me 21 vite burg një emigrant shqiptar, i cili, pas një zënke gjatë një loje shahu, goditi me thikë një fqinjin e tij rumun. Gjykata vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Massimo Fishtin, me të drejtë daljeje përpara një komisioni vlerësues pas 21 vitesh nga nisja e dënimit. Ai akuzohet se, mbrëmjen e datës 25 prill 2015, goditi për vdekje me thikë në zemër shtetasin rumun Ioan Suditu, 40 vjeç, baba i dy fëmijëve.
TRAFIKU I KOKAINËS
 Në vitin 2013, një operacion i strukturave kundër krimit të organizuar në Britaninë e Madhe zbuloi 18 kg kokainë të pastër, që po trafikohej përmes një kamioni frigoriferik nga tre shtetas shqiptarë. Policia arrestoi Sadri Likën, që tashmë u ekstradua për të vuajtur në Shqipëri dënimin e mbetur, Sdamet Gjorllakën dhe Adriatik Spahiajn, nga Kosova. Fillimisht u arrestua shtetasi kosovar, pasi hetuesit vunë re një kamion frigoriferik me regjistrim slloven, të parkuar në një vend të dyshimtë. Nga verifikimet e kryera në kamion u zbuluan 18 kg kokainë, që ishte fshehur mes një ngarkese të ligjshme me akullore. Drejtuesi i kamionit ishte shtetasi kosovar, por menjëherë pas tij Policia u vu në ndjekje të bashkëpunëtorëve, që lëviznin me një automjet tjetër, të cilët po ashtu u arrestuan.
PERDHUNIMET
Një adoleshent shqiptar, i cili sulmoi brutalisht dhe abuzoi seksualisht me dy gra në qendrën e qytetit Gravesend, në Britaninë e Madhe, u dënua me 12 vjet burg në qershor të vitit 2015. Edison Mulaj, aktualisht 21 vjeç, djali i një polici shqiptar, i sulmoi viktimat e tij në shkurt dhe në mars të vitit 2015, pasi kishte ardhur në Britaninë të Madhe në nëntor të një viti më parë. Njëra nga gratë ishte duke shkuar në shtëpi, pasi po kthehej nga puna dhe e dyta ishte gjithashtu duke ecur në këmbë për në shtëpi, në orët e para të mëngjesit pas largimit nga një klub nate.
Etiketa: ekstradimipërdhunimeshqiptaretvrasje

Ju sugjerojmë

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët
Aktualitet

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët

11 Tetor, 2025 6:02 pm
Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë
Sport

Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë

11 Tetor, 2025 5:38 pm
Zelensky vlerëson Trump për marrëveshjen në Gaza: Arritje e jashtëzakonshme
Bota

Zelensky vlerëson Trump për marrëveshjen në Gaza: Arritje e jashtëzakonshme

11 Tetor, 2025 5:35 pm
Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet
Kronikë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11 Tetor, 2025 4:55 pm
Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë
Sport

Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

11 Tetor, 2025 4:13 pm
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare
Kryesore

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11 Tetor, 2025 4:09 pm
Federata serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit
Sport

Federata serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

11 Tetor, 2025 3:20 pm
Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë
Bota

Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë

11 Tetor, 2025 2:53 pm
Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë
Aktualitet

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Në qershor përfundojmë 18 kilometrat e parë

11 Tetor, 2025 2:42 pm
Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim
Kryesore

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim

11 Tetor, 2025 2:08 pm
Para
Buffon në Shqipëri pas 23 vitesh: Gjej një vend të ndryshuar ….

Video/ Gjesti i  Bufon i habit te gjithe, dhuron fanellen per tifozet e skuadres kundershtare 

Video/ Pas kritikave për administratën, Rama preferon këtë vend të relaksohet

Qytetarja Ramës: Tallje mendereje, me mire te na kishe hedh një bombë. Përgjigja e Kryeministrit: Goxha grua....

Video/Detaje te reja per “sulltanin” e Lezhës: Jeta mes haremit të vajzave dhe trafikut të drogës 

Video/Detaje te reja per "sulltanin" e Lezhës: Jeta mes haremit të vajzave dhe trafikut të drogës 

TE FUNDIT

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët
11 Tetor, 2025

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, Policia iu erdhi në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra. Salla Operative e...

Lexo më shumë

Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë

Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë
11 Tetor, 2025

Pak para startit të duelit Serbi-Shqipëri, dy ekipe të tjera të Grupit K zbritën këtë të shtunë në fushë. Letonia...

Lexo më shumë

Zelensky vlerëson Trump për marrëveshjen në Gaza: Arritje e jashtëzakonshme

Zelensky vlerëson Trump për marrëveshjen në Gaza: Arritje e jashtëzakonshme
11 Tetor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka zhvilluar një telefonatë me homologun amerikan Donald Trump dhe e ka përgëzuar atë për...

Lexo më shumë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet
11 Tetor, 2025

Një shqiptar është arrestuar nga policia në qytetin Jorkes në Nju Jork, pasi është kapur duke hedhur mbeturina në një parkun...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com