Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

2025/06/20 at 4:01 PM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

Temperaturat e larta të ditëve të fundit dhe ekspozimi për një kohë të gjatë në diell kanë sjellë probleme të ndryshme te moshat e vogla. Sipas mjekëve pediatër, gjatë kësaj periudhe po dominojnë problemet e lëkurës dhe të syve.

“Problemi i parë që ne vëmë re në këtë periudhë janë dermatitet, pra kemi të bëjmë me irritimet e zonës së lëkurës, të cilat shoqërohen me probleme, përveç kruarjes te fëmijët, edhe me irritime në sy, me rrjedhje hundësh, kruarje në sy, të cilat futen e klasifikohen si konjunktivit,” u shpreh Anila Sevdari, mjeke pediatre.

Nëse këto probleme te fëmijët zgjasin dhe shoqërohen me temperaturë, duhet patjetër konsulta me specialistët për marrjen e mjekimit të duhur.

“Përveç kruarjes, fëmija fillon dhe bën temperaturë, pra kalon nga një dermatit i thjeshtë në ekzantemë virale disa ditore, që zgjat tre-katër ditë. Do të merren antipruritikë që janë për kruarjet, si dhe kremrat qetësues që janë me oksid zinku, të cilët qetësojnë lëkurën. Nëse kjo si diagnozë, pra përveç irritimit, zgjat me shenja shoqëruese si të vjella apo diarre, atëherë do të merret mjekim sipas simptomave që shfaqen,” shtoi Sevdari.

Për t’i bërë ballë vapës përvëluese dhe për të pasur një imunitet sa më të fortë, mjekët rekomandojnë konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe ushqimeve të shëndetshme për fëmijët.

“Sa më shumë lëngje për të pasur hidratim, për të mos pësuar dehidratim, dhe të kenë veshje normale, veshje pambuku, të lehta dhe të ruhen me kapele. Për sa i përket ushqimeve, do të doja shumë të theksoja të mos konsumojnë ushqime të fast food-it, ushqime të përpunuara dhe me yndyrë të theksuar, sepse nuk e ndihmojnë organizmin në këtë fazë.”

Duke qenë se jemi në periudhën e plazhit, specialistët theksojnë se duhet treguar sa më shumë kujdes që fëmijët të mos ekspozohen për një kohë të gjatë në diell dhe pa mbrojtje. Klan News

Ju sugjerojmë

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
Bota

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

30 Janar, 2026 3:17 pm
U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë
Kronikë

U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë

30 Janar, 2026 3:04 pm
Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
Kryesore

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

30 Janar, 2026 1:50 pm
Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital
Kronikë

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital

30 Janar, 2026 1:42 pm
Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas
Sport

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

30 Janar, 2026 1:21 pm
Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
Aktualitet

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

30 Janar, 2026 1:18 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Rajoni

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

30 Janar, 2026 1:15 pm
Para
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake

Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake

Plagosen 17 izraelitë në Haifa, pas sulmit me breshëri raketash nga Irani

Plagosen 17 izraelitë në Haifa, pas sulmit me breshëri raketash nga Irani

Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj

Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj

TE FUNDIT

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
30 Janar, 2026

Ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë se gjatë luftës dyvjeçare në Rripin e Gazës kanë humbur jetën mbi...

Lexo më shumë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
30 Janar, 2026

Arrestohet në Turqi për llogari të shtetit italian Bledin Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, anëtar i grupit...

Lexo më shumë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
30 Janar, 2026

Sali Berisha tha PD se nuk do të ketë bashkëpunimi me PS lidhur me diskutimet për Komisionin e Posaçëm për...

Lexo më shumë

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
30 Janar, 2026

Turqia është e gatshme të luajë një rol ndërmjetësues mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, për të ulur tensionet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com