Eksportet shqiptare në zonën e CEFTA-s janë rritur me 72 % në katër vitet e fundit.
Sipas kryeministrit Edi Rama, eksportet në gjashtë vendet e rajonit dhe në Moldavi janë rritur nga 398 milionë në vitin 2018 në 686 milionë në vitin 2022.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ky fakt, është një tjetër shembull të qartë të ngjitjes së Shqipërisë në një nivel të ri, drejt majës ku synojmë të ngjitemi në 2030.
“RRITJA E EKSPORTEVE shqiptare nga 398 mln euro në 2018, ne 686 mln në 2022 (+72%) në zonën e CEFTA-s, ku hyjnë gjashtë vendet e rajonit tonë plus Moldavia, përbën një tjetër shembull të qartë të ngjitjes së Shqipërisë në një nivel të ri, drejt majës ku synojmë të ngjitemi në 2030”, shkruan Rama në “Facebook”./Opinion.al