Në orët e para të ditës së sotme, një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer pranë banesës së një punonjësi policie në Fushë-Prezë.
Fatmirësisht, nga shpërthimi në katin e dytë të pallatit ku jeton shtetasi me iniciale A.K. ka pasur vetëm dëme materiale.
Policia po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm të kësaj vepre.